AlbanianSport.com 26/04/2020 21:40
ASNN – Sportistja shqiptare flet për RTSH nga Kenia, e hedh vështrimin tek garat e 2020-shit. Një zhgënjim të jashtëzakonshëm e ka cilësuar atletja kuqezi, Luiza Gega, anulimin gjatë këtyre ditëve të fundit, të Evropianit të gushtit në Paris.
Gega është e ndërgjegjshme për gjendjen e krijuar nga koronavirusi, por thekson se për shumë njerëz sot sporti nuk është vetëm sport, por edhe profesion. Kampionati Evropian i Atletikës, që duhej të mbahej në gusht në Paris, u anulua të enjten në mbrëmjë dhe sportistja shqiptare, Luiza Gega nuk e ka fshehur zhgënjimin.
Gega është e ndërgjegjshme për gjendjen e krijuar nga koronavirusi, por thekson se për shumë njerëz sot sporti nuk është vetëm sport, por edhe profesion. Duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar nga Kenia, atjet ku po stërvitet, atletja kuqezi thekson se anulimi ishte një vendim i tepruar.
Tanimë Gega e ka hedhur vështrimin tek viti që vjen. Atletja Luiza Gega dhe peshëngritësi Briken Calja, janë deri më tani të vetmit sportistë shqiptarë të kualifikuar me normë për në Olimpiadën e Tokios. Klikoni videon e mëposhtme për intervistën e plotë të kampiones shqiptare.