(Video) Atletikë / Luiza Gega shpallet “atletja e muajit janar” në Evropë

Share Button

AlbanianSport.com 11/02/2020 22:55

ASNN – Organizmi që qeveris atletikën kontinentale e përzgjedh shqiptaren si më të votuarën për anketën e muajit janar. Në profilet e saj në rrjetet sociale, Federata Evropiane e Atletikës, pati shpallur javën e shkuar një anketë me 5 sportistet më të mira të muajit janar. Midis tyre është përzgjedhur, për herë të parë, edhe atletja kuqezi, Luiza Gega, e cila, në mbyllje të kësaj ankete, ka marrë më tepër vota dhe është shpallur nga organizmi që qeveris atletikën kontinentale si atletja e muajit janar.

Kështu, atletja shqiptare Luiza Gega, është përzgjedhur si atletja më e mirë e muajit janar për Evropën. Shtatshkurtëra ka shkëlqyer në Mitingun Ndërkombëtar të Atletikës në Salla të Mbyllura, që u mbajt më 31 janar 2020 në Karlsruhe dhe  që është pjesë e Turit Botëror të Atletikës. 31-vjeçarja ka marrë vendin e 3-të dhe medaljen e bronztë, por, më tepër se kaq, atletja kuqezi e ka thyer me më tepër se 8 sekonda rekordin e saj të mëparshëm në garën e 3,000 m.

Dhe kjo paraqitje e shtatshkurtrës shqiptare nuk ka kaluar pa u vënë re dhe është pikërisht Federata Evropiane e Atletikës, e cila, në profilet e saj në rrjetet sociale, ka shpallur një anketë me 5 sportistet më të mira të muajit janar. Midis tyre është përzgjedhur, për herë të parë, edhe atletja kuqezi, Luiza Gega, e cila ka marrë edhe vlerësimin e organizmit që qeveris atletikën kontinentale për dy arritjet që regjistroi në garën e 31 janar.

Së pari, sportistja kuqezi e ka thyer me më tepër se 8 sekonda rekordin e saj të mëparshëm, që ishte me kohën 8 minuta, 52 sekonda e 53 të qindtat dhe që mbahej po prej saj. Dhe së dyti, koha e re, 8 minuta, 44 sekonda e 46 të qindtat, është në fakt edhe koha më e mirë e Evropës për këtë vit në disiplinën e 3,000 m për femra në salla të mbyllura. Dhe me 5,862 vota të marra përgjatë një jave që ka qenë e hapur kjo anketë, shqiptarja është përzgjedhur si atletja më e spikatur e kontinentit për muajin e parë të 2020-ës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh