AlbanianSport.com 16.02.2017 16:15
ASNN – Ajo është padyshim atletja më e spikatur shqiptare dhe që, për momentin, po kalon një formë të shkëlqyer. Vetëm brenda pak ditësh, Luiza Gega ka marrë dy medalje në dy mitingje ndërkombëtare të atletikës dhe, duke folur ekskluzivisht për Televizionin Shqiptar, ajo ka rrëfyer emocionet e këtyre triumfeve, si dhe pritshmëritë për garat që ka përpara.
Ka marrë një medalje të argjendtë në Mitingun Ndërkombëtar të Ostravës, në Republikën Çeke, por kishte shpresuar në një ritëm më të shpejtë gare, për një rezultat më të mirë në 1,500 metra. Të premten e shkuar, Luiza Gega mori një tjetër medalje, këtë herë të bronztë, në Paris, por ajo që e gëzoi ishte thyerja e një rekordi 21-vjeçar në 3,000 metra për salla të mbyllura.
Atletja shtatshkurtër ndjehet në formë të shkëlqyer pas kthimit nga një fazë përgatitore disajvore në Kenia dhe shpreson për një vit me rezultate të shkëlqyera. Të premten, Luiza Gega do të zbresë sërish në pistë, në Mitingun Ndërkombëtar të Sallave të Mbyllura në Stamboll.