(Video) Atletikë / Luiza Gega përvijon kalendarin e përgatitjeve për Olimpiadën

Share Button

AlbanianSport.com 06/01/2020 20:15

ASNN – Atletja vijon stërvitjen në Kenia, në program, disa gara në salla të mbyllura para “Tokio 2020”. Atletja shqiptare, Luiza Gega, e ka hedhur vështrimin drejt Olimpiadës së verës, që do të mbahet në kryeqytetin e Japonisë, Tokio. Viti i ri e ka gjetur atë në skajin veri-lindor të Kenias, atje ku ajo gjendet që prej 7 dhjetorit të vitit të shkuar. Sipas informacionit që ka përcjellë trajneri Stërmasi, nëse kjo fazë stërvitore do të shkojë mirë, atëherë Gega synon pjesëmarrjen në disa gara në salla të mbyllura, natyrisht, duke synuar ruajtjen e formës përtej motit të ftohtë.

Viti i ri e ka gjetur atleten shqiptare më të spikatur të të gjitha kohërave, Luiza Gegën, në skajin veri-lindor të Kenias, atje ku ajo gjendet që prej 7 dhjetorit të vitit të shkuar. Një javë më pas, më 15 dhjetor, atletes i është bashkuar në kampin stërvitor të Itenit në vendin afrikanolindor edhe trajneri i saj Taulant Stërmasi, nën drejtimin e së cilit ajo do të vijojë të stërvitet deri më 27 janar, kur do të kthehen në Shqipëri, për të vijuar këtu përgatitjet për Olimpiadën e verës në kryeqytetin e Japonisë, Tokio.

Sipas informacionit që ka përcjellë trajneri Stërmasi, nëse kjo fazë stërvitore do të shkojë mirë, atëherë Gega synon pjesëmarrjen në disa gara në salla të mbyllura, natyrisht, duke synuar ruajtjen e formës përtej motit të ftohtë. Kështu, teksa mbetet për t’u konfirmuar, në fund të janarit ose në fillim të shkurtit, 31-vjeçarja do të marrë pjesë në garën e 3,000 m në Mitingun e Karlsruhes në Gjermani. Më pas, më 15 shkurt, Gega do të konkurrojë në garën e 3,000 m në Kampionatin Ballkanik të Atletikës në Salla të Mbyllura, që do të mbahet në Turqi, në Stamboll.

Ndërsa, nëse gjithçka do të shkojë mirë, atletja shqiptare do të marrë pjesë në Botërorin e Sallave të Mbyllura, që do të mbahet nga data 13, deri më 15 mars 2020 në Nanxhing të Kinës. Më pas, Luiza Gega do të përqendrohet tek përgatitjet përfundimtare për Olimpiadën e Tokios, ku ajo do të synojë të përsërisë suksesin e Botërorit të shkuar, ku u bë e para shqiptare që arrin në finalen e një gare, siç ishte ajo e 3,000 m me pengesa, në mbyllje të së cilës u rendit e 9-ta në planet.

Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë:

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh