AlbanianSport.com 18.08.2017 18:00
ASNN – Mungesa e rekordeve të reja në Kampionatin e 17-të Botëror të Atletikës, që u zhvillua përgjatë 10 ditëve të fundit në Londër, ka ardhur si rrjedhojë e luftës së ashpër kundër dopingut, por edhe të shfrytëzimit në maksimum të kapaciteteve njerëzore. I këtij mendimi është eksperti i shkencave sportive, Prof. Dr. Albert Karriqi, i cili, në intervistën dhënë gazetarit Altin Kodra, ka shtjelluar edhe arsyet e kësaj dukurie.
Kampionati Botëror i Atletikës, që u zhvillua përgjatë 10 ditëve të fundit të Londër, spikati për shumë aspekte të tij, siç ishte infrastruktura, organizimi, transmetimi, por edhe cilësia e garimit, por la për të dëshiruar sa i përket thyerjes së rekordeve. Për ekspertin e shkencave sportive, Prof. Dr. Albert Karriqin, kjo e ka një shpjegim. Për Karriqin, ka ndryshuar i gjithë koncepti i luftës ndaj dopingut.
Përveç dopingut, mungesa e thyerjes së rekordeve, ka edhe një arsye tjetër, sipas Karriqit. Kampionati Botëror i Atletikës, që u zhvillua nga data 4, deri më 13 qershor në kryeqytetin britanik, u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.