(Video) Atletikë / IAAF-i konfirmon datat e reja të Botërorit të Nanxhingut

Share Button

AlbanianSport.com 12/03/2020 22:35

ASNN – Kampionati i Atletikës në Salla të Mbyllura u shty për në vit për shkak të koronavirusit. Kampionati Botëror i Atletikës në Salla të Mbyllura është shtyrë për vitin që vjen dhe do të zhvillohet në Nanxhing të Kinës, nga data 19, deri më 21 mars 2021. Ky Kampionat Botëror ishte nga të parat veprimtari sportive madhore ndërkombëtare që ra viktimë e shpërthimit të epidemisë së koronavirusit, që e pari origjinën nga Kina.

Janë konfirmuar tanimë datat e reja për zhvillimin e Kampionatit Botëror të Atletikës në Salla të Mbyllura, i cili është shtyrë për vitin që vjen dhe do të zhvillohet në Nanxhing të Kinës, nga data 19, deri më 21 mars 2021. Në fund të janarit, Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF), bëri të ditur se kjo veprimtari, e planifikuar të mbahej nga data 13, deri më 15 mars 2020 në Kompleksin e sapondërtuar “Kubi” në Parkun Olimpik Rinor të Nanxhingut në Kinë, ishte shtyrë për vitin tjetër.

IAAF-i pati sqaruar asokohe se kishte hequr dorë nga mundësia e zhvendosjes së Botërorit në një qytet tjetër, duke cituar mundësinë që virusi të përhapej, sikundër edhe ka ndodhur, në shkallë globale. Për më tepër, organizmi që qeveris atletikën botërore kishte theksuar atëherë se preferonte t’i besonte Nanxhingut edhe për shkak të përgatitjeve të shumta që qyteti kinez kishte bërë për ta mirëpritur këtë veprimtari.

Duhet theksuar se Shqipëria në këtë veprimtari do të përfaqësohej nga atletja Luiza Gega, e cila po kalonte një formë të shkëlqyer dhe shpresonte për një rezultat historik në këtë Botëror. Për më tepër, shtyrja e këtij Botërori për vitin që vjen krijoi probleme për atleten shqiptare sa i përket përgatitjeve për Lojërat Olimpike të kësaj vere, që supozohen të mbahen në Tokio, por, që janë gjithashtu në dyshim sa i përket organizimit në kohë, edhe për shkak të përhapjes së epidemisë së koronavirusit në shkallë globale.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh