AlbanianSport.com 24.03.2017 18:25
ASNN – Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj, njëra nënkampione e Evropës në 3000 metra me pengesa në korrikun e vitit të kaluar në Amsterdam dhe tjetri Kampion Ballkani dhe Evrope në salla të mbyllura këtë vit në Beograd, janë më të mirët e atletikës shqiptare për periudhën 2016-2017.
Ndërkohë, për kontributin e tyre ndër vite për mbretëreshën e sporteve shqiptare, me titullin “Nderi i atletikës shqiptare” janë nderuar edhe disa figura të tjera. Atletika shqiptare ka nderuar të premten në kryeqytet më të mirët e vitit 2017 dhe disa prej figurave të saj ndër vite.
Madje për Smajlajn, pas ardhjes së përgjigjes negative të analizës antidoping, tashmë ka mbërritur dhe shpërblimi prej 4 milionë lekësh, që i takon sipas Ligjit të Sportit për vendin e parë në Evropë. Ndërkohë, me për kontributin e tyre ndër vite për mbretëreshën e sporteve shqiptare, me titullin “Nderi i atletikës shqiptare” janë nderuar Elisabeta Morina, Dashamir Sherja, Fran Curani e Zhuje Bajko.
Emocionues ka qenë edhe nderimi që i është bërë, pas vdekjes, një tjetër figure të atletikës shqiptare ndër vite. “Nderi i atletikës shqiptare” u është dorëzuar familjarëve të Sugar Ahmetit, ish-kampionit të hedhjes së shtizës. Për presidentin e atletikës shqiptare, Gjergj Ruli, mirënjohja dhe vlerësimi nuk do të mungojë për këdo që kontribuon për këtë sport me rezultatet e tij.