(Video) Atletikë / Gega në “Facebook”: Fati nuk ishte me mua në Berlin

Share Button

AlbanianSport.com 13/08/2018 16:20

ASNN – Atletja shqiptare Luiza Gega, e ka humbur për vetëm 32 të qindtat e sekondës podiumin e garës së 3,000 metrave me pengesa në Evropianin e Berlinit. Dhe, në një postim në profilin e saj në rrjetin social, “Facebook”, ajo shkruan se është  e mërzitur, sepse besonte shumë të ishte në zonën e medaljeve por fati nuk ishte me të të dielën.  “Sidoqoftë, ndihem vërtet shumë krenare për çfarë kam arritur këtë vit”, – shkruan rekordmenia kuqezi.

E mërzitur, natyrisht, por edhe me kokën lart, sepse edhe një vend i 4-t në Evropian për një vend si Shqipëria e për më tepër për gjendjen ku ndodhet atletika shqiptare është prapëseprapë një arritje. Kështu e ka mbyllur sportistja shqiptare, Luiza Gega, Evropianin e Atletikës që uli të dielën siparin në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin. Gega nuk arriti ta merrte vendin e 3-të dhe podiumin për vetëm 32 të qindtat e sekondës.

Dhe, në një postim në profilin e saj në rrjetin social, “Facebook”, ajo shkruan: “Kampionati Evropian “Berlin 2018” u mbyll në vendin e katërt dhe pse luftova gjer në fund për medalje, isha kaq afër, por nuk arrita dot ta marr.” “Të them të drejtën, jam e mërzitur, sepse besoja shumë të isha në zonën e medaljeve por fati nuk ishte me mua sot”, – vijon shtatshkurtëra kuqezi, e cila erdhi në finish në një betejë me norvegjezen Grovdal.

“Gjithsesi, ndihem vërtet shumë krenare për çfarë kam arritur këtë vit, – vijon ajo. Rekord kombëtar, rekord Mesdheu, kampione Mesdheu dhe vendi i 4-t në Kampionatin Evropian dhe për më tepër jam e shëndetshme dhe ndihem vërtet e fortë dhe në formë për ato që pres të vijnë në vazhdim.” Më tej, Kampionia e Mesdheut në garën e 3,000 metrave me pengesa ka falënderuar sidomos trajnerin e saj, Taulant Stërmasi. “Dua të falënderoj të gjithë ato që mbështeten këtë vit të suksesshëm e të rëndësishëm të karrierës sime, sigurisht familjen time si dhe gjithë ato që më urojnë e motivojnë pa fund. Faleminderit!” e mbyll postimin e saj atletja Luiza Gega.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh