Gjergj Vyshka 02.08.2016 17:05
Pasi mori medaljen e mirënjohjes, Luiza premtoi të tjera arritje dhe ndau me gjithë publikun historinë e saj të suksesit dhe momentet e dobësisë që e kishin shtyrë deri aty sa t’i jepte fund. “Rruga ka qenë e vështirë në jetën time, kam pasur jetë të vështirë, ka pasur ditë kur kam dashur ta lë sportin për të mbajtur veten, se duhet të punosh” – ka pohuar atletja shtatshkurtër.
“Sot falënderoj pa masë trajnerin tim që nuk më la të lë sportin në ditë të vështira, – ka vijuar nënkampionia shqiptare e kontinentit. – Shpresoj të jem këmba e mbarë edhe për sportistë të tjerë. Besoj që me mbështetje mund të arrijmë ta ngremë lart këtë flamur. Unë që e kam përjetuar, nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Me pak ndihmë ne mund të arrijmë në sport shumë e më shumë.”
“Sot ndjehem vërtet shumë krenare për veten, familjen, të gjithë që më kanë mbështetur”, – theksoi Gega, duke përfunduar: “E dija që dhënia e medaljes do ishte çështje kohe. Olimpiada është e vështirë, po e di që me pak kam arritur këtu dhe me pak më shumë do arrij më lart.”