AlbanianSport.com 27/01/2019 16:10
ASNN – 28-vjeçari përmirëson me thuajse 3 sekonda kohën e vendosur prej tij para 5 vitesh. Vetëm pak ditë pasi është thyer rekordi i 400 metrave në salla të mbyllura, të shtunën është thyer një tjetër rekord, ai i 800 metrave. Ka qenë Eraldo Qerama ai që ka thyer rekordin e tij në këtë disiplinë. Atleti shqiptar që jeton dhe stërvitet në Greqi, e pati vendosur këtë rekord, para 5 vitesh.
Përtej vështirësive dhe kushteve të domosdoshme të infrastrukturës sportive, atletët shqiptare vazhdojnë të spikatin dhe, vetëm pak ditë pasi është thyer rekordi i 400 metrave në salla të mbyllura, të shtunën është thyer një tjetër rekord, ai i 800 metrave. Ka qenë Eraldo Qerama ai që ka thyer rekordin e tij në këtë disiplinë. Atleti shqiptar që jeton dhe stërvitet në Greqi, e pati vendosur këtë rekord, para 5 vitesh, më 17 shkurt 2013, duke i përshkuar 800 metrat për 1 minutë, 51 sekonda e 90 të qindtat.
Ndërsa në takimin e sallave të mbyllura, të mbajtur në fundjavë në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, 28-vjeçari ka bërë një garë të jashtëzakonshme, duke e thyer rekordin e tij me afro 3 sekonda. Atleti i klubit grek të Iliupolisit ka regjistruar kohën e re prej 1 minutë, 48 sekonda e 96 të qindtat, çka përfaqëson një përmirësim prej saktësisht prej 2 sekonda e 54 të qindtash.
Më e rëndësishme është se Eraldo Qerama, i cili zuri vendin e 5-të ndër 59 atletë që garuan në kryeqytetin austriak, ka siguruar edhe kualifikimin për në Evropianin e Atletikës në Salla të Mbyllura në Gllasgou, që qëndronte në kufijtë e 1 minute, 49 sekondash e 20 të qindtash. Duhet theksuar se, deri më tani, vetëm Luiza Gega dhe Eraldo Qerama janë kualifikuar me normë për këtë Evropian.