AlbanianSport.com 26.01.2017 10:25
ASNN – Jusein Bolt e pati përmbushur në verë me suksesin misionin e tij historik për të arritur atë që është quajtur “Treshja e Trefishtë”, domethënë fitimit të të 3 garave të shpejtësisë, 100 metra, 200 metra dhe stafetën ekipore 4 herë 100 metra në 3 Olimpiada. Por kjo arritje e xhamajkanit tanimë është zhbërë, pasi njëra nga këto medalje është njollosur, ndonëse jo për faj të tij, nga dopingu.
Medalja e artë, e fituar nga Xhamajka në stafetën ekipore 4 herë 100 metra në Lojërat Olimpike “Pekin 2008”, është hequr edhe zyrtarisht. Pati ardhur në edicionin e 31-të të Lojërave Olimpike Verore me misionin për të shkruar emrin me gërma të arta në historinë e atletikës dhe ia doli. Me medaljen e artë të fituar duke qenë pjesë e Xhamajkës në stafetën e 4 x 100 metrave, Jusein Bolti tregoi se mbetet një sportist i jashtëzakonshëm.
Ai pati plotësuar edhe që quhet “Treshja e Trefishtë”, domethënë fitimit të të 3 garave të shpejtësisë, 100 metra, 200 metra dhe stafetën ekipore 4 herë 100 metra, në 3 Olimpiada. Por, sikundër ishte bërë e ditur pas “Rio 2016”, kjo arritje e xhamajkanit është zhbëhet, pasi njëra nga këto medalje është njollosur, ndonëse jo për faj të tij, nga dopingu.
Medalja e artë, e fituar nga Xhamajka në stafetën ekipore 4 herë 100 metra në Lojërat Olimpike “Pekin 2008”, është hequr edhe zyrtarish. Kjo pasi njëri nga 3 atletët e tjerë që garoi bashkë me Boltin në atë garë, Nesta Karter, ka rezultuar pozitiv për përdorimin e substancave të ndaluara.
Xhamajkani është një nga 31 atletët që kanë rezultuar pozitivë në përsëritjen e analizave të kryera gjatë asaj Olimpiade dhe ai ka rezultuar i tillë edhe analizën e dytë, apo testin B. Ndonëse ishte thënë se për Boltin kjo ishte e padrejtë, Federata Ndërkombëtare e Atletikës dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ia kanë hequr medaljen ekipore xhamajkanëve, duke i mohuar kështu edhe Jusein Boltit vendin në histori.