AlbanianSport.com 26/01/2020 17:25
ASNN – Në garën e së shtunës në Ankona, atleti i 1,500 m e ul me thuajse 6 sekonda kohën e mëparshme. David Nikolli ka qenë i pari që ka ngritur siparin e atletikës shqiptare për 2020-ën dhe ai ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në garën e 25 janarit në Itali, duke i përshkuar 1,500 m me kohën 3 minuta, 43 sekonda e 48 të qindtat. Kjo kohë, e vendosur në Mitingun Kombëtar në Ankona, ishte një përmirësim i ndjeshëm i kohës prej 3 minuta, 49 sekonda e 44 të qindtat, të vendosur thuajse një vit më parë në Padova.
Kishte premtuar në një intervistë të posaçme dhënë për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar një ditë para garës që do ta thyente rekordin e tij dhe e ka mbajtur fjalën. E ka thyer rekordin dhe madje e ka bërë këtë në një mënyrë bindëse, duke i hequr jo pak, por thuajse 6 sekonda kohës së vendosur po prej tij një vit më parë. David Nikolli ka qenë i pari që ka ngritur siparin e atletikës shqiptare për 2020-ën dhe ai ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në garën e 25 janarit në Itali, duke i përshkuar 1,500 m me kohën 3 minuta, 43 sekonda e 48 të qindtat.
Kjo kohë, e vendosur në Mitingun Kombëtar në Ankona, ishte një përmirësim i ndjeshëm i kohës prej 3 minuta, 49 sekonda e 44 të qindtat, të vendosur thuajse një vit më parë në Padova. 25-vjeçari ka bërë një garë mjaft të mirë, duke u vendosur në grupin e kryesuesëve që në fillim dhe duke mbërritur në finish i dyti. Duhet theksuar se, në fakt, kjo paraqitje e mirë e sportistit kuqezi ka ardhur edhe falë një strategjie të mirë të klubit italian të atletikës, në radhët e të cilit militon shqiptari, teksa 3 nga 4 sportistët që mbërritën të parët në finish, ishin nga ky klub, “Centro Atletica Torri Pavia”.
Siç duket, faza përgatitore 40-ditore që ka zhvilluar në Kenia, por edhe ajo që po zhvillon në Portugali kanë dhënë fryte për atletin shqiptar, i cili premton mjaft për këtë vit. Ndërkaq, më 31 janar do të zbresë në pistën e Karlsruhes Luiza Gega, e cila synon rekordin e 3,000 metrave në salla të mbyllura, ndërsa një ditë më pas është radha e Eraldo Qeramës, i cili gjithashtu synon rekordin e 800 metrave në salla të mbyllura.
Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë: