AlbanianSport.com 30/04/2020 20:15
ASNN – 24-vjeçari vijon përgatitjet në kushtet e shtëpisë, mirëkupton shtyrjet e Olimpiadës dhe Evropianit. Sikundër shumica dërrmuese e atletëve anembanë Evropës, edhe David Nikolli po mundohet të përshtatet. Duke folur posaçërisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar nga Trentoja, në Itali, ku edhe jeton, atleti rrëfen edhe stërvitjen në kushtet e karantinës.
E pati nisur vitin mjaft mirë, duke e shpartalluar me afro 6 sekonda rekordin kombëtar të 1,500 m në salla të mbyllura, por, tanimë, sikundër shumica dërrmuese e atletëve anembanë Evropës, edhe David Nikolli po mundohet të përshtatet. Duke folur posaçërisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar nga Trentoja, në Itali, ku edhe jeton, atleti rrëfen edhe karantinën e tij.
24-vjeçari e mirëkupton edhe shtyrjen e Lojërave Olimpike të Tokios, por edhe Evropianit të Atletikës në Paris në gusht, duke theksuar se shëndeti qëndron mbi të gjitha. Në Mitingun Ndërkombëtar të Ankonës, të mbajtur në javën e fundit të janarit të këtij viti, ai e zbriti me thuajse 6 sekonda rekordin e 1,500 m, nga 3 minuta, 49 sekonda e 44 të qindtat, në 3 minuta, 43 sekonda e 48 të qindtat.