(Video) Atletikë / Botërori i Dohas, një sfidë klimatike dhe temperaturash

Share Button

AlbanianSport.com 24/09/2019 16:40

ASNN – Temperaturat e larta nuk do të jenë problem për atletët që do të marrin pjesë në botërorin e atletikës që zhvillohet në Doha. Organizatorët kanë menduar që sportistët të bëjnë përshtatjen e duhur nga temperaturat e larta jashtë stadiumit, në më të freskëta brenda tij. Kjo do të bëhet nëpërmjet një tuneli që lidh mjediset jashtë stadiumit me pistën brenda tij. Kryeqyteti i Kataris, Doha, është duke u përgatitur të mirëpresë atletët nga e gjithë bota për Kampionatin Botëror të Atletikës.

Por temperaturat e larta atje janë një problem, për atletët që do të garojnë, por jo për organizatorët, të cilët thonë se kanë marrë masat e duhura. Një specialist i shkencave sportive thotë se edhe pse kushtet e motit do të jenë veçanërisht të nxehta, janë marrë masa për të ndihmuar atletët të përshtaten dhe të garojnë më mirë. Për më shumë sqaron, Sébastien Rasineja, shkencëtar kërkimor dhe Shef i Shëndetit dhe Paraqitjes së Atletëve.

“Atletët që do të garojnë në Stadiumin Ndërkombëtar “Khalifa” Stadium do të bëjnë atë që ne e quajmë “një udhëtim termik”, – ka shpjeguar ai. – Pra ata do të kalojnë nga temperaturat natyrore të mjedisit, jashtë stadiumit, në më të freskëta brenda. Kjo do bëhet nëpërmjet kalimit të një tuneli, që lidh mjedisin e jashtëm me pistën. Këtu fillon ulja progresive e temperaturës, hap pas hapi, në mënyrë që përshtatja e atletëve të jetë e natyrshme, nga mjedisi i ngrohtë në atë konkurrues më të freskët.”

Rasineja ka sqaruar se gara të ndryshme kërkojnë temperatura të ndryshme. “Ajo që dimë është se ekziston në mënyrë efektive një lidhje midis temperaturës dhe paraqitje gjatë një maratone. Maratona më e shpejtë është ajo e Berlinit, që zhvillohet me temperaturë të ftohtë, por në një mjedis të nxehtë dhe të lagësht siç do të kemi këtu në Doha dhe si ajo në Tokio vitin e ardhshëm për Lojërat Olimpike, mund të presim që një maratonë të jetë pak më e ngadaltë por jo në mënyrë dramatike më e ngadaltë.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh