(Video) Argent Halili, veterani i portës që nuk do që të ndalet

Share Button

AlbanianSport.com 04/08/2020 18:40

ASNN – 37-vjeçari që ka spikatur në portën e disa ekipeve në Superiore synon vazhdimin e karrierës. Për pak muaj mbush 38 vjeç, por, teksa pohon se e ka një ide për të ardhmen përtej futbollit të luajtur, Argent Halili e sheh ende veten midis shtyllave. “E kam menduar, – pohon ai, duke folur posaçërisht për Fjala.al. – E kam menduar të merrem me stërvitjen e portierëve.”

“Kam mbaruar një kurs trajnerësh dhe duhet të bëj edhe kursin për trajnerin e portierëve, por e shoh pak të largët sepse po ndjehem shumë mire dhe dua të luaj akoma futboll, – vijon vlonjati. – Shpresoj dhe besoj që do të jem pjesë e Superiores sezonin që vjen, por, edhe nëse kjo nuk realizohet, unë do të jem pjesë e futbollit të luajtur edhe për një vit.”

Për veteranin që ka veshur më parë fanellën e Kukësit, Flamurtarit, Kastriotit dhe Kamzës në Superiore, Oriku ishte një përvojë interesante. “Është sezoni i dytë që unë luajta me skuadrën e Orikumit, – rrëfen ai. – Ishte një përvojë krejt e re për mua, por u mësova, u përshtata dhe vitin e kaluar drejtuesit më dhanë një shpresë shumë të madhe në futboll dhe këtu u përshtata shpejt.”

“Natyrisht, niveli këtu nuk është aq i lartë sa në Superiore, aq më pak sa në Kupat e Evropës, ku kam luajtur, megjithatë, ka qenë një përvojë shumë e bukur, – pohon portieri i bregdetarëve. – Ky është një kampionat shumë i fortë, ka një rivalitet shumë të madh dhe këtë e ka treguar edhe gara në vazhdimësi, ndarja e grupeve, kështu që të gjitha këto të marra së bashku më dhanë një përvojë shumë të bukur.”

Portieri i mirënjohur e ka cilësuar si brenda pritshmërive këtë sezon të dytë të bregdetarëve modestë në nivelin e dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit. “Të them të drejtën, po, i tillë ka qenë, – thekson gardiani i portës së Orikut. – Sepse ishin një sërë faktorësh që ndikuan nga pak në mbarëvajtjen e kampionatit, si ndërprerja e kampionatit nga epidemia e “Covid-19” dhe rikthimi i futbollistëve në stërvitje në nivele optimale fizike.”

“Megjithatë, përtej këtyre problemeve, arritëm t’ia dilnim me sukses, duke siguruar mbijetesën, por edhe duke e bërë këtë duke u renditur në krye të grupit tonë”, – ka përfunduar Argent Halili.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh