AlbanianSport.com 17/01/2020 21:10
ASNN – Trajneri i fierakëve bën analizën e gjysmës së parë të sezonit, është ambicioz për kreun. Trajneri i Apolonisë, Artan Merxhushi, është i kënaqur me ecurinë e gjysmës së parë të sezonit, duke theksuar se skuadra është paraqitur mirë përtej vështirësive. Duke folur posaçërisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, ai ka prekur edhe çështjen e merkatos së janarit, por edhe synimet për ngjitjen në Superiore.
Apolonia e ka mbyllur 2019-ën në vendin e 3-të të renditjes së grupit B të Kategorisë së Parë, dhe trajneri Artan Merxhushi është i kënaqur me ecurinë e gjysmës së parë të sezonit. Për Merxhushin, skuadra është paraqitur mirë përtej vështirësive. Duke folur posaçërisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, ai ka prekur edhe çështjen e merkatos së janarit.
Përtej vështirësive, trajneri i fierakëve është ambicioz për pjesën e mbetur të sezonit. 51-vjeçari ka vlerësuar edhe formulën e këtij sezoni, që u jep edhe skuadrave të vendit një shans për të synuar ngjitjen në Kategorinë Superiore. Apolonia e nis 2020-ën me vizitën që do t’i bëjë Ilirisë së Fushë-Krujës të shtunën, më 25 janar.