AlbanianSport.com 10/08/2019 12:40
ASNN – Trajneri i Apolonisë flet pas miqësores me Luftëtarin në Gjirokastër, analizon kontingjentin. Trajneri kryeqytetas i Apolonisë, Artan Merxhushi, është i kënaqur me atë që ka parë nga skuadra, pavarësisht humbjes mininame të premten në miqësoren me Luftëtarin, duke cilësuar se gjithçka është brenda pritshmërive.
Skuadra e tij është mundur minimalisht, me një gol të vendasve në pjesën e parë, përballë Luftëtarit, në një miqësore të zhvilluar ditën e premte, por për trajnerin e Apolonisë, Artan Merxhushi, kjo përballje me gjirokastritët ishte një sprovë e dobishme.
Megjithatë, trajneri kryeqytetas i fierakëve është i kënaqur me atë që ka parë nga skuadra, duke cilësuar se gjithçka është brenda pritshmërive. Ndeshja e zhvilluar në aneksin e stadiumit “Gjirokastra” është vendosur në favor të vendasve me një gol në pjesën e parë.