AlbanianSport.com 31/03/2022 16:25
ASNN – Zbulohet topi që reflekton simbolet dhe ngjyrat e vendit organizator. Ai quhet “Al Rihla”, që në arabisht do të thotë “Rrugëtimi” dhe është projektuar për nivelin më të lartë të lojës së futbollit, teksa premton të jetë topi më i shpejtë që është prodhuar ndonjëherë në historinë 92-vjeçare të Kampionatit Botëror. Çdo Botëror ka topin e tij dhe po kështu edhe “Katar 2022”. Kështu pra, quhet “Al Rihla”, që në arabisht do të thotë “Rrugëtimi”.
Dhe është topi i 14-të që kompania e njohur ndërkombëtare e veshjeve dhe pajimeve sportive, “adidas” sjell për edicionin e radhës së festivalit më të madh sportiv në planet. Duke reflektuar rrugëtimin e tij, që ka nisur në ditët e fundit të marsit dhe do t’u japë jetë një numri nismash lokale anembanë botës, ky top është projektuar për nivelin më të lartë të lojës së futbollit, teksa premton të jetë më i shpejti që është prodhuar ndonjëherë në historinë 92-vjeçare të Kampionatit Botëror.
Sipërfaqja poliuretane përbëhet nga thurje mikro dhe makro dhe përbëhet nga 20 copëza, çka përmirëson aerodinamikën dhe mundëson saktësi më të madhe, një qëndrueshmëri në fluturim dhe harkim më të përkryer. Edhe pjesa e brendshme e topit është ndërtuar për të ruajtur formën dhe trajtën ideale sferike, që të ndihmojë saktësinë dhe qëndrueshmërinë edhe nën trysni. Ngjyrat dhe dizenjot e qarta dhe plot jetë spikatin në sipërfaqen me konture perlash të topit.
Ngjyrat e këtij topi janë frymëzuar nga kultura, arkitektura, varkat tradicional dhe flamuri i Katarit, ndërsa vetë topi në lëvizje reflekton ngjyrat e ylberit.