(Video) Akil Gjakova, ylli në ngjitje i xhudos shqiptare: Synoj podiumin olimpik!

Share Button

AlbanianSport.com 13/06/2020 17:40

ASNN – 24-vjeçari nga Peja rrëfen posaçërisht për RTSH Sport ecurinë dhe synimet për të ardhmen. Akil Gjakova është një nga talentet më premtuese të xhudos së Kosovës dhe, në një intervistë të posaçme për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, ai ka rrëfyer ecurinë e tij dhe synimet në vazhdim, ku padyshim spikat Olimpiada e vitit të ardhshëm, por edhe veprimtari të tjera madhore kontinentale dhe botërore. Xhudoja e Kosovës ka spikatur më shumë me anë femërore të saj, por Akil Gjakova premton ta ndryshojë këtë.

Ai ka spikatur me ecurinë e tij përgjatë 7-8 viteve të fundit dhe, në një intervistë të posaçme për RTSH Sport, 24-vjeçari rrëfen edhe përvojën mëse dymujore të ngujimit në palestër gjatë karantinës për shkak të virusit korona. “Në fakt, kjo për ne ka qenë një sfidë e re, pasi ekipi prej rreth 12 veta, të cilët janë pak më elitarë, janë ngujuar aty, për afro 3 muaj, – ka zbuluar ai. – Ka qenë mjaft e vështirë, por me ndihmën e trajnerit kemi arritur ta kalojmë edhe këtë sfidë. Ai na ka motivuar mjaft.”

“Kemi bërë disa aktivitete të ndryshme, disa stërvitje pak më ndryshe se zakonisht, por edhe me shokët jemi munduar ta kalojmë kohën nga pak dhe kështu ia kemi dalë e pas asaj vështirësie kemi ardhur këtu në Durrës, për t’i kaluar pushimet në bregdetin shqiptar”, – ka pohuar xhudisti. Natyrisht, shembulli nga i cili Akili frymëzohet është e motra, Nora Gjakova, por edhe legjendarja Majlinda Kelmendi. “Është e vërtetë që ne brezi i dytë jemi rritur pas shembullit të tyre”, – thekson sportisti nga Kosova.

“Gjithmonë ne kemi patur mundësi t’i shohim ato, çfarë bëjnë, si stërviten dhe çfarë jete bëjnë, – ka theksuar, i cili është i vetmi vëlla midis dy motrave. – Por na është dashur të stërvitemi shumë, për t’i ndjekur hapat e tyre, sepse të dyja ato janë një shembull për ne, sepse janë shumë të përkushtuara dhe bëjnë një jetë shumë profesionale. Natyrisht, për mua ka qenë pak më e vështirë, sepse jam djalë dhe kam dëshirë të dal pak më shumë, por mendoj që kam dhënë maksimumin kur është dashur në stërvitje.”

“Dhe besoj që kam arritur sadopak që t’i afrohem Norës dhe Majlindës”, – shton Gjakova. Përkundër idesë së përgjithshme, për xhudistin nga Peja, shtyrja e Olimpiadës për një vit ishte e dobishme. “Po, për mua ka qenë një lajm shumë i mirë, sepse kam pësuar një dëmtim në muajin dhjetor, kam patur një dëmtim pak më serioz, dhe prandaj ka qenë një lajm mjaft i mirë, – ka shtuar kampioni i Evropës për Nën-23vjeçarët. – Edhe sepse në muajin maj ishte programuar të zhvillohej kampionati evropian, por edhe Olimpiada në korrik.”

“Por tanimë kam kohë që të rehabilitohem dhe gjithçka është duke shkuar mirë, për ta rritur nivelin e paraqitjes sime, por edhe për të korrigjuar disa gabime që kam patur nevojë t’i ndreq”, – pohoi xhudisti nga Kosova, i cili tanimë e ka hedhur vështrimin drejt podiumit olimpik. “Përderisa kam mundur ta tregoj veten në disa turne të fortë ndërkombëtarë, duke shkuar në podium, aty ku kanë qenë të pranishëm disa prej më të mirëve të kategorisë së peshës time trupore, atëherë mendoj që medalje olimpike është shumë e mundshme.

“Për më tepër, duke patur parasysh edhe renditjen time botërore dhe atë olimpike”, – pa përfunduar xhudisti Akil Gjakova. Sa i përket arritjeve të tij, ai ka fituar Çmimin e Madh të Zagrebit në Kroaci në 2018-ën dhe “Grend Slem”-n e Parisit si i pari sportist mashkull nga Kosova. Gjakova u shpall “kampion i Evropës” për Paratërinjtë (Nën-18-vjeçarët) në 2013-ën në Talin të Estonisë. E ndërkohë që fitoi medaljen e argjendtë në Çmimin e Madh të Tunizit në 2018, ai mori të argjendtën edhe në Evropianin e Nën-23-vjeçarëve, të mbajtur në 2017-ën në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë.

Ndërkohë, Akil Gjakova u shpall “kampion i Evropës” për Nën-23-vjeçarët, në Evropianin e kësaj grupmoshe, të mbajtur në Gjor të Hungarisë në 2018-ën. Xhudisti nga Kosova fitoi medaljen e argjendtë në Çmimin e Madh të Hagës në 2018-ën, por  edhe të artën në Çmimin e Madh të Budapestit në 2019-ën.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh