AlbanianSport.com 04.05.2017 09:45
ASNN – Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga fillimi i Botërorit të 9-të të Aeronautikës, pilotë e ardhur deri tani, nga disa shtete të ndryshme, kanë bërë provat e para. Të akomoduar në qytetin e Vlorës prej disa ditësh, ata janë nisur nga kalaja e Kaninës duke patur edhe kushte të mira atmosferike. Mbërritja ka qenë në vendin ku po bëhet “Lungo Mare”.
Kështu, përgatitjet për Botërorin e Aeronautikës po vazhdojnë me intensitet. Një grup xhirimi i Radio-Televizionit Shqiptar ka ndjekur provat e para që po bëjnë pilotë e ardhur deri tani në Vlorë. Nga Kalaja e Kaninës pilotët kanë bërë hedhjet e para. Janë pilotë të ardhur nga 15 shtete, si Rusia, Polonia, Anglia. Në ditët në vijim pritet të vijnë edhe pilotë nga shtete të tjera.
Kushtet atmosferike kanë qenë të mira dhe pilotët janë ndjerë mirë në provat që kanë zhvilluar. Mbërritja ka qenë në vendin ku po bëhet “Lungo Mare”, ose plazhi i vjetër. Ndërkohë që vazhdojnë punimet me intensitet te “Lungo Mare, që duhet të përfundojë deri në 5 maj, ditën kur do të fillojë Botërori i Aeronautikës, një veprimtari madhore, e marrë përsipër për t’u organizuar nga Federata Shqiptare e Aeronautikës dhe që do të sillet drejtpërdrejt për të gjithë shikuesit nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.