(Video) A është të fituarit gjithçka? Një foto që flet sa njëmijë fjalë…

Share Button

AlbanianSport.com 20/06/2020 18:10

ASNN – A është të fituarit gjithçka? Kjo është një pyetje që bëhet sot në rrafshin e sportit dhe përtej idesë se gjithçka bëhet për të fituar, ka edhe sportistë që, me veprimet e tyre, kanë ofruar një këndvështrim tjetër. I tillë është edhe rasti i atletit spanjoll, Ivan Fernandez, i cili ka dhënë një shembull të jashtëzakonshëm. Edhe pse ngjarja ka ndodhur para thuajse 8 vitesh, në dhjetor të 2012-ës, gjesti i spanjollit rikthehet herë pas here në rrjetet sociale për të na kujtuar vlerat njerëzore.

Në foton që shoqëron këtë shkrim, shihet atleti Abel Mutai, që përfaqëson Kenian,  që ishte vetëm pak metra nga vija e finishit të garës së krosit. Por, duke qenë se gara zhvillohej në Spanjë, ai ishte i paqartë për tabelat shpjeguese të garës, duke kujtuar se e kishte përmbyllur garën dhe duke ndalur hapat. Duke e kuptuar se ç’po ndodhte, të pranishmit dhe vetë Fernandezi i thërritën kenianit të vazhdonte vrapimin. Por Mutai nuk dinte spanjisht dhe atleti vendas nisi ta shtynte kenianin drejt vijës së finishit.

Duke ia kështu dhënë atij fitoren, kur fare mirë mund ta kishte fituar vetë shkallën më të lartë të podiumit. Pas garës, një gazetar e pyeti Ivanin se pse e kishte bërë atë veprim kur mund ta fitonte vetë garën. “Ëndrra ime është që, një ditë të bëjmë një jetesë të harmoni në komunitet”, – u përgjigj atleti, asokohe 24 vjeç. Por gazetari këmbënguli: “Po pse e le kenianin të fitonte?”. “Unë nuk e lashë atë të fitonte sepse ai po i drejtohej fitores”, – u përgjigj spanjolli.

Gazetari këmbënguli sërish, duke i thënë: “Po ti mund të kishe fituar!”. Atëherë, Ivan Fernandezi i hodhi një vështrim dhe i tha: “Po cila do të ishte merita e fitores sime? Çfarë nderi do të kishte ajo medalje? Çfarë do të mendonte ime më për këtë gjë?” Fotoja shoqëruese e këtij shkrimi u shpërnda menjëherë plot 81,000 herë si dhe mori mbi 136,500 pëlqime dhe tërhoqi mbi 8,000 komente në rrjetet sociale. Por, i vetmi person të cilit nuk i bëri përshtypje gjesti i atletit spanjoll, ishte trajneri i tij.

“Ky gjest e ka bërë atë një njeri më të mirë, por jo një atlet më të mirë, – i tha Martin Fiz të përditshmes spanjolle “El Pais”. – Ai shkoi dëm një mundësi të mirë. Të fituarit të bën një atlet më të mirë. Duhet të dalësh atje e të fitosh.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh