AlbanianSport.com 20/09/2019 18:00
ASNN – Legjendarja Kethrinë Suitcer në Tiranë, për promovuar nismë e saj gjysmëshekullore. Kethrinë Suitcer është femra e parë që ka garuar para 52-vjetësh në Maratonën e Bostonit, duke hapur kështu rrugën për miliona të tjera. Dhe ditët e fundit, 72-vjeçarja Suitcer ka ardhur në Shqipëri pikërisht për këtë qëllim, për të promovuar organizatën e saj, që përdor vrapimin si mjet për fuqizimin shoqëror dhe bashkimin e grave dhe vajzave.
”261 Fearless” është organizatë globale jofitimiprurëse themeluar në vitin 2015 nga vrapuesja pioniere, Kethrin Suitcer. Kjo organizatë përdor vrapin (social) si mjet për fuqizimin dhe bashkimin e grave dhe vajzave duke krijuar klubet e vrapit në vende e qytetet të ndryshme. Dhe ditët e fundit, 72-vjeçarja Suitcer ka ardhur në Shqipëri pikërisht për këtë qëllim. “Ajo që më ka sjellë në Tiranë është se “261 Fearless” po merr jetë edhe në Shqipëri”, – ka thënë ajo.
“261” është numri që unë kisha në atë maratonë historike të Bostonit, që gjyqtarët e garës u përpoqën të ma hiqnin, – ja vijuar ajo. – Dhe papritur është shndërruar në një numër që nënkupton të qenit sypatrembur. Femrat anembanë botës por e përqafojnë të vrapuarit dhe po e bëjnë këtë hap të parë pa u trembur, për vijuar më pas me të tjerë hapa. “261 Fearless” nuk ka të bëjë domosdoshmërisht me të qenit konkurrues apo me të vrapuarit shpejt.”
“E as apo me mbylljen e një maratone, por ka të bëjë me femrat që takohen bashkë dhe ndjehen të lumtura dhe që besojnë në veten e tyre, – ka përfunduar ajo. Për dy përfaqësueset e klubit shqiptar të “261 Fearless”, Brunilda Kondi dhe Mimoza Nogu, ky është një eveniment i veçantë.
Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë.