AlbanianSport.com 12/07/2019 21:00
ASNN – Mediat anembanë botës i kushton vëmendje ndëshkimit shembullor të Skënderbeut për bastet. Natyrshëm nuk kishte si të mungonte reagimi i organizmit që qeveris futbollin kontinental për vendimin e sotëm. “UEFA mirëpret vendimin e Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv për të hedhur poshtë ankesën e paraqitur nga KF Skënderbeu kundër vendimit të Komisionit të Apelit, të marrë më 1 qershor 2016”, – shkruhet në reagimin e saj. Ndërkohë, lajmi ka gjetur një pasqyrim të menjëhershëm dhe të shpejtë në të gjitha mediat evropiane edhe ato botërore.
Kanë qenë të shumta reagimet pas konfimirmit nga “CAS”-i të ndëshkimit të Skënderbeut dhe natyrshëm nuk kishte si të mungonte reagimi i organizmit që qeveris futbollin kontinental. “UEFA mirëpret vendimin e Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv për të hedhur poshtë ankesën e paraqitur nga KF Skënderbeu kundër vendimit të Komisionit të Apelit, të marrë më 1 qershor 2016, – shkruhet në reagimin e saj, i cili më tej vijon: “Rrjedhimisht, CAS-i konfirmon vendimin e marrë nga organet disiplinore të UEFA-s për të mos e pranuar Skënderbeun në Ligën e Kampionëve në sezonin 2016-2017.”
“Kjo, për shkak të përfshirjes së tij në aktivitetet që synojnë rregullimin e rezultateve të ndeshjeve (neni 4.02 i Rregullores së Ligës së Kampioneve), – vijon reagimi. – Rasti konfirmon besueshmërinë e sistemit të zbulimit të mashtrimit të basteve të UEFA-s (BFDS) në identifikimin e modeleve anomale të basteve në ndeshjet që ka luajtur klubi shqiptar në nivel evropian dhe vendas. Pas një hetimi tërësor të ndërmarrë nga UEFA, në bashkëpunim të ngushtë me partnerin e tij Sportradar, etika dhe inspektorët disiplinorë identifikuan disa modele të basteve të cilat ishin në kundërshtim të plotë me ato që priten në një treg të rregullt bastesh.”
“Ky rast është analizuar fillimisht nga organizmat disiplinorë dhe të apelit të UEFA-s dhe më pas nga CAS-i. Me këtë vendim, CAS mbështet përpjekjet e marra për të mbrojtur garat vendase dhe UEFA nga ndreqja e ndeshjeve; ai gjithashtu tregon besimin CAS ka në UEFA BFDS, i ndërtuar në bashkëpunim me Sportradar, i cili është një instrument instrumental për të ndihmuar në garantimin e integritetit të garave”, – thekson ndër të tjera reagimi i UEFA-s. Ndërkaq burime pranë FSHF kanë bërë të ditur për Rrjetin e RTSH-së se janë në pritje të zbardhjes përfundimtare të vendimit të CAS-it, përpara se të reagojnë rreth vendimit.
Ndërkohë, lajmi ka gjetur një pasqyrim të menjëhershëm dhe të shpejtë në të gjitha mediat evropiane edhe ato botërore, duke nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e deri në Gjirin Persik, nga vendet baltike e deri tek ato afrikane, ndërsa epitetet e përdorura për të përshkruar ndëshkimin e pashoq të Skënderbeut kanë qenë të larmishme, por kishin në qendër të vëmendjes periudhën e pazakontë të ndëshkimit prej 10 vjetësh dhe gjobën prej një milionë eurosh.