Adriatik Balla 12.07.2015 11:10
Në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) u morën në pyetje edhe dy kapitenët e skuadrave, Lorik Cana për Shqipërinë dhe Oliver Ivanoviç për Serbinë.
Cana ka qenë korrekt në qëndrimin e tij, duke përsëritur pikë e për presje gjithçka kishte deklaruar më parë.
Kurse Ivanoviçi ka pasur deklarata kontradiktore në qëndrimet e tij, sidomos për të njëjtin veprim apo sjellje në tunelin lidhës të stadiumit.
Ivanoviç nuk ka qenë koherent dhe i besueshëm dhe ky fakt ishte thënë edhe në mediat ndërkombëtare.
Dhe kjo favorizoi palën shqiptare në gjykim, e cila mori më në fund me meritë një trepikësh të rëndësishëm për vazhdimësinë në këto Eliminatore.