Vendimi / Derbi i kushton Kukësin Partizanit, Tirana shpëton me gjobë

Share Button

AlbanianSport.com 06/12/2018 21:10

ASNN – Disiplina ia heq tifozët Partizanit për një ndeshje, Tirana mjaftohet me gjobë. Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit mori një sërë vendimesh penalizuese për shkelësit e rregulloreve sportive në fundjavën e kaluar në kategoritë e ndryshme të futbollit në vend.

Por vëmendja shkon për ngjarjet e derbit Partizanit-Tirana të luajtur të premten e kaluar, një ndeshje e mbyllur me fitoren e të kuqve me rezultatin 2-1, por që tifozët përdorën mjete piroteknike dhe hodhën sende të forta në fushën e lojës. Edhe Tirana e ka pësuar nga kjo ndeshje, por jo me pezullim të tifozerisë, sepse nuk ishte skuadër pritëse.

Disiplina e ka gjobitur klubin bardheblu me një vlerë të madhe prej 2 milionë lekësh të vjetër. Vendimet e tjera të Disiplinorit janë për Kategorinë e Parë dhe të Dytë, si dhe futbollin e femrave.

 

Vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës jepen më poshtë:

1.FK “Partizani”, për sjellje të gabuar të tifozëve ,hedhje të sendeve në fushën e lojës dhe përdorimin e mjeteve piroteknike,në bazë të Nenit 65/3/a dhe 66/1 të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës dhe gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek.

2.KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të tifozëve duke dëmtuar ambientet sportive të stadiumit “Stërmas Stërmasi”, në bazë të Nenit 66/2 të KDS ,dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.

3.KF “Erzeni”,për sjellje të gabuar të tifozëve, hedhjes të sendeve në fushën e lojës dhe përsëritje të shkeljeve disiplinore, në bazë të Nenit 66/1 dhe 66/3 të KDS, dënohet me zhvillimin 2 (dy) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkates dhe gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1.a të KDS, gjoba shlyhet në masën 50%.

4.KF “Vllaznia”, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

5.FK “Tomori”, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF

6.KF “Tirana B”, për mosparaqitje në ndeshje me KF “Tërbuni”,në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3-0 (tre me zero) si dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi.

7.Lojtari i KF “Maliqi”, Devis Meçollari, për sjellje të jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8.FK “Skrapari”, për sjellje të gabuar të spektatoreve duke shkaktuar ndërprerje të përkohëshme të lojës, në bazë të Nenit 66/1/b te KDS, dënohet gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1.a të KDS, gjoba shlyhet në masën 20%.

9.SHS “Albpetrol”,në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të shkeljeve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

10.Lojtari i FC “Term”, Ertis Bregu, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 3(tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11.KF “Memaliaj”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar akte dhune dhe ndërprerje të perkohëshme të lojës, në bazë të Nenit 66/3/b të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pa tifozë në stadiumin përkatës.

12.Lojtari i KF “Përmeti”, Orgest Todhe, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 3(tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti

13.Lojtari i KF “Butrinti”, Justin Dadaj,për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

14.Lojtari i KF “Vlora” U-19, Ardi Koci, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet 12 (dymbedhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

15.Lojtari i KF “Vlora” U-19, Brigeld Islamaj, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe për përsëritje të kësaj shkelje disiplinore, në bazë të Nenit 40 dhe 49/1/a të KDS, dënohet 16(gjashtëmbedhjetë)ndeshje pezullim nga aktiviteti.

16.KF “Kamza” U-17, për mosparaqitje në ndeshje me “Akademia AAS” U-17, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3-0 (tre me zero)

17.KF “Kinostudio” femra, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh