Veleçiku / Zyrtare, Besnik Duli emërohet trajner i ri i koplikasve

Share Button

Veleciku-ekip

AlbanianSport.com 30.10.2014 07:05

ASNN – Sipas mediave lokale sportive në Internet, Besnik Duli, do të jetë trajneri i ri i Veleçikut. Ky është vendimi që është marrë të martën, ndërsa në tavolinën e kryebashkiakut të Koplikut, në të njëjtën kohë presidenti i skuadrës së futbollit të Veleçikut, Ramadan Likaj, kanë qenë dy kandidatura. Përveç Besnik Dulit, për të cilin presidenti Likaj është bindur se duhet të ishte kryetrajner, ka qenë edhe emri i Luan Shpuzës.
Ky i fundit kishte pasur dy ditë më parë një takim me kreun e këtij klubi duke i shprehur gatishmërinë e tij për marrjen e drejtimit të këtij ekipi dhe Likaj e ka dëgjuar me vëmendje. Por natyrisht duke pasur si ide të parë atë të Besnik Dulit. Trajneri i njohur koplikas njihet si personi që ka arritur sukseset më të mëdha në historinë e këtij klubi dhe përpos kësaj njeh edhe më mirë ambientin përreth skuadrës. Pasi ka studiuar të dy kandidaturat, kryebashkiaku Likaj pasditen e së martës ka dhënë verdiktin e tij.
Atë që Besnik Duli do të jetë në krye të Veleçikut për pjesën e mbetur të sezonit. Me të marrë këtë konfirmim, trajneri në fjalë nuk ka hezituar për asnjë moment, por në seancën e së martës pasdite ka qenë para ekipit për të zhvilluar stërvitjen e parë me të. Koplikasit i kanë bërë një nisje të mirë kampionatit, teksa kanë grumbulluar 9 pikë pas 4 ndeshjeve të para dhe janë ende në lojë me pretendimet e tyre për t’u ngjitur në Superiore.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

AlbanianSport.com 14/11/2024 12:05 ASNN – Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe i futbollit shqiptar,

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

AlbanianSport.com 03/03/2024 20:40 ASNN – Është mbyllur java e 23-të e Kategorisë së parë dhe Elbasani

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

AlbanianSport.com 03/03/2024 15:35 ASNN – Bylisi dhe Vora bëjnë detyrën, Apolonia mund Kastriotin

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

AlbanianSport.com 27/02/2024 18:20 ASNN – Pas përfundimit të dy fazave të para të Kategorisë së Parë,

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

AlbanianSport.com 26/02/2024 15:25 ASNN – Kategoria e Parë mbyll fazën e dytë. Me takimin Bylis

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh