AlbanianSport.com 06.11.2014 10:45
ASNN – Jashtë çdo logjike sportive, por edhe përkundër rregulloreve të vetë FSHF-së, Veleçiku jo vetëm që ka pranuar t’i luajë të dy ndeshjet në Vlorë, por dhe është dorëzuar që në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë. Dhe kur Flamurtari ka fituar ndeshjen e parë me rezultat tenistik, 6-1, atëherë kualifikimi është më çështje për vlonjatët, sepse është hipotekuar që në ndeshjen e parë.
Madje ndeshja me Veleçikun është dukur më tepër se sa një miqësore, pse jo një seancë stërvitore për ato që kanë luajtur pak, konsideruar si rezervat e Flamurtarit. Nën vëzhgimin e trajnerit të ri Ramela, Flamurtari, edhe pse me shumë mungesa titullarësh, ndërsa janë kthyer pas pezullimit nga drejtuesit Veliu e Arbëri, ka bërë një ndeshje të mirë.
Bregu në pjesën e parë i ka dhënë epërsinë Flamurtarit, ndërsa në pjesën e dytë dy herë Shehaj, sërish Bregu me 11-metërsh, Meto dhe i riu Llambrio do të fiksonin shifrën e gjashtë golave për Flamurtarin. Goli i koplikasve, me autor Hepajn, ka vlejtur sa për statistikë, ndërsa Flamurtari ka hipotekuar kalimin e turit, atje ku duket se do të përballet me Skënderbeun.
Veleçiku – Flamurtari 1-6
Shënues: Hepaj 72’ / Bregu 25’, 58’(11-m.),
Shenaj 47’, 53’, Meto 65’, Llambro 69’
Veleçiku: Hallunaj, Osmani, Hotaj, Gurishta, Ujkaj (Drabeja 46’), Pepaj, Lifja, Hepaj, Kurtaj, Nikshiqi, Djepaxhia (Borshi 46’). Trajner: B. Duli
Flamurtari: Xhelili, Veliu (Deliaj 46’), Mendez (Llambro 46’), P. Arbri, Begaj, Meto, Metaj, Liçaj (Gjinaj 46’), Bregu, Sakaj, Shehaj. Trajner: L. Birçe
Gjyqtarë: B. Kaimi, D. Myftari, N. Bregasi (Tiranë)