Vazhdon turi i 16-shes, Çelsi mposht Lilën, Vijareal-Juventus mbyllet 1-1

Share Button

AlbanianSport.com 22/02/2022 23:55

ASNN – Të martën, veprimtaria më prestigjioze e klubeve të Evropës, Liga e Kampioneve, është rikthyer me takimet e para të dy turit të 16-shes. Ndërkaq, takimet e para të dy çifteve të fundit luhen të mërkurën dhe Mançester Junajtid do të ndeshet në Madrid me Atletikon, në ndeshjen që do të vijë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Liga e Kampioneve është rikthyer të martën me takimet e para të dy çifteve të tjera të turit të 16-shes dhe, në Spanjë, Juventusi ka goditur që në aksionin e parë të ndeshjes, duke gjetur rrugën e rrjetës me anë të përforcimit më të fundit të merkatos së dimrit, serbit Dushan Vllahoviç. Ai ka goditur zgjuarsisht dhe befasisht brenda zonës, duke mposhtur mbrojtjen dhe portierin vendas dhe duke i kaluar italianët në epërsi.

Me këtë epërsi minimale do të mbyllen 45 minutat e para, por ato të dytat do të shohin Vijarealin më kërkues dhe është Pareho që do të përfitojë nga vendosja e gabuar e mbrojtjes juventine dhe do të përcjellë topin në rrjetë, duke fiksuar edhe rezultatin përfundimtar në barazim 1-1. Ndërkaq, edhe në Londër, Kai Havertz ka rrezikuar fillimisht në minutën e 7-të, por duke korrigjuar shënjestrën menjëherë më pas, teksa topin e ardhur nga goditja e këndit e ka përcjellë në rrjetë, duke e kaluar kështu Çellsin në epërsi.

Ndonëse Lila do të reagojë dhe do të ngulmojë në vijim, pjesa e parë do të mbyllet me epërsinë e kampionëve në fuqi të Evropës, që do të gjejnë edhe golin e dytë pas një ore lojë, teksa Pulishiç ruan gjakftohtësinë dhe përshëndet rrjetën. Çelsi mposht kështu 2-0 Lilën, ndërsa takimet e para të dy çifteve të fundit luhen të mërkurën dhe Benfika pret Ajaksin dhe Mançester Junajtid do të ndeshet në Madrid me Atletikon, në ndeshjen që do të vijë për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e RTSH-së.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh