AlbanianSport.com 06.09.2015 07:05
ASNN – Maratona e transmetimeve sportive vazhdon në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar dhe mbrëmë ka ardhur për sportdashësit drejtpërdrejt takimin midis Spanjës dhe Sllovakisë, që u fitua nga vendasit me rezultatin 2-0. Ndërkohë, sonte do të vijë për sportdashësit një tjetër ndeshje e rëndësishme e kësaj faze të grupeve të Eliminatoreve të Evropianit “Francë 2016”.
Bëhet fjalë për ndeshjen e vlefshme për grupin H, midis Italisë dhe Bullgarisë. Ajo do të luhet duke nisur nga ora 20:45, vë përballë njëra-tjetrës skuadrën e Kontes, e cila mban vendin e parë të renditjes, me 15 pikë, dhe Bullgarinë e vendit të 4-të, që ka vetëm 8 pikë.
“Axurrët” nuk e njohin humbjen në këtë grup, pasi nga 7 takime, kanë korrur 4 fitore dhe kanë marrë tre barazime. Por italianët po përballen me sfidën e dyfishtë të Kroacisë dhe Norvegjisë, që kanë përkatësisht nga 14 dhe 13 pikë dhe ndeshen sonte me njëra-tjetrën. Në takimin tjetër të grupit, Malta pret në fushën e vet Azerbajxhanin.