AlbanianSport.com 30.03.2015 15:00
ASNN – Niveli i katërt i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet si Kategoria e Tretë, ka nisur java e 13-të në të dyja grupet. Në Grupin A, skuadra e Rubikut e ka nisur me fitore këtë fazë, duke regjistruar një triumf trigonësh ndaj Fushë-Mbretit, ndërsa takimi tjetër ndërmjet Pajovës dhe Adriatikut ka qenë një sfidë 11-metërshash, gjatë të cilës janë akorduar katër, nga dy për secilën skuadër, por ka triumfuar 4-2 ekipi i Pajovës.
Takimi tjetër u zhvillua në Elbasan, ndërmjet Golemit dhe Pajovës, i cili u mbyll me fitoren e golemasve 2-1. Gjithashtu janë luajtur në Kamzë edhe dy përballje të vlefshme për Grupin B, ku Djelmnia ka fituar 1-0 ndaj Drinit dhe Ada B ka mundur minimalisht 1-0 AAAS-në.
Në ndeshjen Pajova-Adriatiku 4-2 ka patur një incident midis lojtarëve, por që është vënë nën kontroll nga stafet teknike të të dyja skuadrave, ndërsa sfida Djelmnia-Drini FK 1-0 ka nisur me një minutë heshtje në kujtim të gazetarit dhe komentatorit sportiv Ymer Striniqi, i cili u nda nga jeta ditët e fundit.