AlbanianSport.com 08.06.2015 09:00
ASNN – Stan Vavrinka ka shtangur Novak Xhokoviçin, duke triumfuar në duelin e madh të Turneut të Hapur “Roland Garros”, dhe duke i mohuar serbit, aktualisht nr. 1 i renditjes botërore, t]ë vetmin trofe madhor që i mungon në koleksionin e tij. Sikundër i gjithë ky turne, edhe kjo finale u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Në atë që ishte finale midis favoritit dhe debutuesit, që u mbyll me fitoren e këtij të futndit, Stan Vavrinka ka shtangur Novak Xhokoviçin, duke triumfuar në duelin e madh të Turneut të Hapur “Roland Garros”, dhe duke i mohuar serbit, aktualisht nr. 1 i renditjes botërore, të vetmin trofe madhor që i mungon në koleksionin e tij. Zvicerani 30-vjeçar, aktualisht nr. 8 i renditjes botërore, ka bërë lojën më të mirë të karrierës së tij, duke e mposhtur serbin në 4 sete, me shifrat 4-6, 6-4, 6-3 dhe 6-4.
Xhokoviç, i cili erdhi si favorit për ta bërë më në fund të vetin këtë trofe që i mungonte dhe të bëhej i 8-ti sportist që i fiton të 4 turnetë madhorë të tenisit, e fitoi setin e parë 6-4, duke krijuar idenë se kjo finale do të ishte një formalitet. Por zvicerani reagoi në setin e dytë, që do të luftonte fort, duke e fituar atë me shifrat 6-4 dhe duke rikthyer barazinë në sete.
Seti i tretë ishte i dominuar plotësisht nga Vavrinka, ndërsa seti i 4-t, që do të rezultonte vendimtar, ka qenë i luftuar nga fillimi deri në fund dhe ishte 28-vjeçari Xhokoviçin ai që e nisi më mirë. Por zvicerani vijoi të dëshmonte shpirtin e tij luftarak, duke ruajtur gjakftohtësinë në “gejmet” e fundit dhe duke e fituar setin e 4-t 6-4 dhe gjithë ndeshjen 3-1.
Duke folur pas marrjes së kupës së Turneut “Roland Garros”, Vavrinka theksoi se kishte shijuar një atmosferë të jashtëzakonshme në fushën e lojës dhe kishte përjetuar një emocion si kurrë më parë. Ndërsa Xhokoviçit i duhet të presë dhe të shpresojë edhe për vit tjetër.