AlbanianSport.com 09.08.2015 10:10
ASNN – Skuadra e tij e ka nisur sezonin e ri me një fitore, duke i bërë kështu dhuratën më të bukur për ditëlindje. Dhe trajneri i Mançester Junajtid, Luis van Gal, nuk e ka lënë t’i shkojë dëm ky moment, duke dhuruar çaste humori në konferencën për shtyp.
I kujtuar nga gazetarët se dje kishte ditëlindjen holandezi i stolit të “Djajve të kuq”. që mbushi 64 vjeç, solli ndër mend këngën e “Bitëllsave”, “Kur të jem 64”, duke kënduar një varg të saj.
Duke e mbyllur konferencën e tin për shtyp, ai u kujtoi gazetarëve se ndër të tjera, në vargjet e kësaj kënge thuhet “Të gjitha dëshirat më janë përmbushur”, duke lënë të nënkuptohej se, edhe për të vlente e njëjta gjë.
Natyrisht, të jesh trajneri i njërës prej skuadrave më të mëdha në botë është përmbushja e ëndrrës së çdo trajneri.