AlbanianSport.com 06.06.2015 22:10
ASNN – Samir Ujkani është në listën e dëshirave të Sampdorias. Është vetë trajneri Valter Zenga, ish-portier i përfaqësueses së Italisë, ai që e ka pohuar interesimin në “Sky” për ta pasur kapitenin e Kosovës së “gardianin” e dytë në skuadrën gjenoveze.
Ujkanit i mbaron kontrata me Palermon dhe mund të transferohet në parametra zero në Xhenoa.
Pak ditë më parë, “Todaysport.it” shkruante se ish-portieri i kuqezinjve mund të përfundojë në Torino, skuadër me të cilën aktivizohet aktualisht mesfushori i Kombëtares, Migjen Basha.
Edhe portali italian i afërt më klubin sicilian, “Ilovepalermocalcio.com”, shkruante se Samir Ujkani nuk do të jetë portieri i Palermos edhe për sezonin e ardhshëm.