AlbanianSport.com 20.06.2015 13:20
ASNN – Futbollisti kosovar i përfaqësueses së Zvicrës, Valon Behrami, pritet të rikthehet te skuadra italiane, Napoli. Behrami kaloi një sezon dëshpërues te Hamburgu, duke qëndruar më shumë jashtë fushave të lojës, se sa në to, ndërsa ishte vazhdimisht nën presion nga sherret e shumta me shokët e skuadrës.
Ai humbi tetë ndeshjet e fundit të klubit gjerman për shkak të një dëmtimi dhe një largim i tij nga Gjermania duket i pashmangshëm. “La Gazzetta dello Sport” shkruan se Valoni pritet të rikthehet në Itali te Napoli, teksa vlera e tij në tregun e futbollistëve është 5 milionë euro.
Presidenti i Napolit De Laurentis e dëshiron Behramin, prandaj insiston që ai të kthehet tek kjo skuadër.