“Uzuni show”, Shqipëria cinike mund Kosovën 2-1 në “vëllazëroren” e vakët

Share Button

AlbanianSport.com 11/11/2020 18:55

ASNN – Në takimin miqësor, apo thënë ndryshe, në “vëllazëroren” midis dy përfaqësueseve shqiptare, të zhvilluar në Stadiumin “Elbasan Arena”, në prag të 2 sfidave të fundit zyrtare të Ligës së Kombeve të Evropës, Shqipëria e mposhti Kosovën me rezultatin 2-1. Në fakt, ishte një përballje ku eksperimentet e të dy stafeve teknike ishin të shumta dhe 90 minutat që prodhuan 3 gola. Një paraqitje deri diku e kënaqshme për kuqezinjtë e rejës, edhe pse në përbërje kishte shumë të rinj.

Ka shkëlqyer padyshim Myrto Uzuni, i cili në pjesën e parë dha një pasim të zjguar dhe fantastik për Bekim Balajn, për golin e parë, ndërkohë që në pjesën e dytë të ndeshjes, ka realizuar vetë mjaft bukur pas shërbimit të saktë të Selahit. Një nga risitë  interesante ishte dhe mbrojtësi Çepele, i cili u aktivizua 90 minuta, ku në disa momente u shfaq tepër pozicional. Për sa u përket “Dardanëve”, pavarësisht përpjekjeve, të besuarit e zv/trajnerit Saiti, nuk arritën të shënonin më shumë se një gol.

Edhe atë e gjeti me shtatlartin Vedat Muriqi, që e fitoi vetë dhe u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit. Kështu, “vëllazërorja” e luajtur në “Elbasan Arena” është mbyllur me fitoren e patër 2-1 të Shqipërisë. Skuadra e trajnerit Edoardo Reja e nisi me formacionin 4-3-3 këtë ndeshje dhe rezultoi të ishte zgjedhja e duhur. Kështu, veterani italian futi në fushë Berishën në portë, e më pas Dokë, Ismajlin, Çepelen, Hoxhallarin, Laçin, Selahin, Ramadanin, Seferin, Uzunin dhe Balajn.

Ndërkaq, Sahiti, që mori përsipër drejtimin e Kosovës në mungesë të trajnerit Bernard Shalond, i cili rezultoi në mëngjes pozitiv për virusin “Covid-19”, e nisi me Muriçin, në portë, e më pas u rreshtuan Hadergjonaj, Rrahmani, Fazliji, Aliti, Kastrati, Shala, Kryeziu, B. Berisha, Celina dhe Muriqi. Kuqezinjtë ishin më këmbëngulës se Kosova dhe qëndruan vazhdimisht në gjysmëfushën dardane. Përpjekjet e skuadrës kuqezi u shpërblyen në minutën e 31-të.

Atëherë kur Uzuni shpërtheu dhe më pas dha një pasim tepër të saktë për Balajn, që nuk mund të gabonte, teksa ishte i vetëm përballë portierit të Kosovës, duke përshëndetur rrjetën. Me këtë epërsi minimale të kuqezinjve do të mbyllen 45 minutat e para, ndërsa edhe në pjesën e dytë ndeshja vazhdoi me të njëjtën tablo dhe, rrjedhimisht edhe me të njëjtën rezultat.

Shqipëria ishte më e matur se Kosova dhe u shpërblye në minutën e 65-të, sërish me kundërsulm. Selahi shfrytëzoi në maksimum hapësirën e lënë nga “Dardanët” dhe nxori Uzunin të lirë, me beratasin, që tundi rrjetën. Në minutat e mbetura Kosova u tregua më këmbëngulëse, por pa rrezikuar portën e Hoxhës seriozisht. Në minutën e 85-të në ndihmë i erdhi Ramen Çepele. I riu shkaktoi një 11-metërsh dhe i dha mundësinë Muriqit të rikthehej me gol te Kosova.

Shqipëria merr kështu “hak” me këtë fitore, teksa në ndeshjen e fundit mes dy përfaqësueseve shqiptare, në maj të vitit 2018, Kosova kishte fituar pastër me shifrat 3-0 dhe i jepte një shuplakë të fuqishme skuadrës së atëhershme të Panuçit. Përtej faktit që ndeshja nuk u ngrit dot mbi nivelin mesatar sa i përket lojës, është për t’u vlerësuar fakti që Shqipëria u tregua cinike në paraqitjen e saj, ndërsa pati hapësirë të bollshëm edhe për një numër të madh elementësh premtues të kuqezinjve.

 

Shqipëri – Kosovë                            2-1

Shënues: Balaj 31’, Uzuni 65’ / Murizi 85’(11-m)

SHQIPËRIA: Berisha, Doka, Ismajli, Çepele, Hoxhallari, Laçi, Selahi, Ramadani, Seferi, Uzuni, Balaj. U aktivizuan: Hoxha, Hysaj, Veseli, Kallaku, Manaj, Ismailgeci. Trajner: E. Reja.

KOSOVA: Muriç, Hadergjonaj, Rrahmani, Fazliji, Aliti, Kastrati, Shala, Kryeziu, B. Berisha, Celina, Muriqi. U aktivizuan: Hasani, Rashkaj, Rashani, Vojvoda, Daku. Trajner: M. Sahiti

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh