Ushtelenca: Përgatitësi atletik, risi për Shqipërinë, domosdoshmëri për kohën

Share Button

AlbanianSport.com 22/12/2020 20:35

ASNN – Keida Ushtelenca është një nga pjesëmarrëset e kursit të përgatitësit atletik, që po organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe ka nisur në fillim të muajit dhjetor. Ajo thotë për FSHF se niveli i mësimdhënies është mjaft i mirë dhe se është mjaft e kënaqur që është pjesë e kësaj iniciative. “Është për t’u vlerësuar fakti që FSHF për të disatën herë ofron këtë kurs intensiv të trajnimit të përgatitësve atletikë”, – thekson pedagogia në Universitetin e Sporteve të Tiranës.

“Ata që e njohin sadopak sportin ose futbollin në veçanti arrin ta kuptojë sa i rëndësishëm është përgatitësi atletikë për një skuadër, – ka vijuar ajo. – Sa i përket strukturës së trajnimit mund të them që është një trajnim shumë cilësor, kemi një ndërthurje të teorisë dhe praktikës. Në bazë të këtij kursi janë leksionet e teorisë së sportit që janë shumë të rëndësishme, por në këtë kurs kemi edhe lektorë të tjerë të cilët kanë shpjeguar psikologjinë e sportit, sociologjinë e sportit, didaktikën apo qoftë edhe të ushqyerit në sport.”

“Profesorët janë realisht shumë të përgatitur, kanë ardhur jo vetëm me leksione të përgjithshme, por me materiale të bazuara në kërkime shkencore të fundit të fushës së sportit dhe të futbollit, duke parë edhe metodologji shumë të mira të përdorura nga ata dhe nga teknologji të fundit të zhvilluara në Itali dhe në botë, – ka vjuar Ushtelenca. – Edhe pse jemi duke jetuar në kohë pandemie, kjo nuk ka penguar që të organizojmë një trajnim kaq të mirë duke na ardhur në ndihmë edhe platformat e komunikimit online, pasi leksionet po i marrim online.”

Sipas rregullores së FSHF, në çdo skuadër futbolli do të ketë një përgatitës atletik në stafin e një skuadre, por edhe në stolin e saj teknik. Duke parë edhe interesimin e madh pritet që ky kurs të zhvillohet sërish gjatë vitit të ardhshëm. Drejtuesi i këtij kursi është përgatitësi atletik i kombëtares shqiptare të futbollit, Luixhi Febrari. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë të interesuarit për t’u kualifikuar profesionalisht përmes një kursi që do të ofrojë të gjithë përvojën më të mirë bashkëkohore dhe lektorë me emër.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh