AlbanianSport.com 29/05/2019 19:35
ASNN – Uruguaji është duke u stërvitur në “Kompleho Seleste”, kompleksi sportiv në Barros Blankos, pranë kryeqytetit të vendit, Montevideos. Mbrojtësi i përfaqësueses uruguajane, Diego Godin, shpreson se sulmuesi Luis Suarez do të arrijë të rikuperohet nga dëmtimi dhe t’i bashkohet skuadrës për Kupën e Amerikës.
“Luis Suarez, po i menaxhon mirë ritmet e rikuperimit, – tha futbollisti veteran. – Është duke u përmirësuar, kështu që unë mendoj dhe shpresoj se ai nuk do të ketë ndonjë problem për t’u rikuperuar plotësisht për Kupën e Amerikës. Ne jemi duke u përgatitur për të fituar këtë veprimtari.”
“Por fillimisht duhet të mundim Ekuadorin, më pas të kalojmë fazën e grupeve dhe më pas të përpiqemi të fitojmë kupën”, – shtoi Godini. Ndërkaq, Argjentina po vazhdon stërvitjen gjatë një dite me mjegull në Ezeiza, por pa yllin e ekipit, Lionel Mesi, pasi avioni i tij u vonua për të shkak të kohës së keqe.
Në fushë kanë zbritur të gjithë futbollistët e tjerë, të tillë si Serxhgio Aguerro, Paulo Dibala, Anhel Di Maria, të cilët ndjekin me kujdes udhëzimet e trajnerit argjentinas Lionel Skaloni.