AlbanianSport.com 22.05.2015 16:50
ASNN – Universiteti i Tiranës çeli siparin e një eventi sportiv që prek angazhimin në sport të të gjithë brezit studentor. Universiada “Pranverë 2015” ka mbledhur studentë nga shumë universitete për një garim në sportet e basketbollit, minifutbollit dhe volejbollit të plazhit.
Për dy ditë në Tiranë në “Asllan Rusi’ dhe në “Tropikal’ në Durrës, studentë të hapësirës mbarëkombëtare të Universitet te Tetovës, dhe Prishtinës, si dhe skuadra nga Universitetet e Durrësit, Shkodrës, Vlorës, etj., nisën garimin.
Në nisjen e kësaj Universiade, Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla, përcolli mesazhin për qëllimin dhe integrimin e studentëve edhe në garimet sportive në Universiadë.