AlbanianSport.com 24/02/2022 14:55
ASNN – Shalke 04 kërkon të largojë “Gazpromin” si sponsor të skuadrës. Shkëputja e parë vjen nga Varning, përfaqësues i kompanisë ruse, i cili ka dhënë dorëheqjen nga bordi drejtues i skuadrës gjermane. Në ditën e pushtimit rus të Ukrainës, Matias Varnig jep dorëheqjen nga bordi mbikëqyrës i Shalke 04-së. Ai ishte përfaqësues i “Gazprom”, në bordin omitetin drejtues të skuadrës gjermane.
Nëpërmjet një deklarate, klubi gjerman njoftoi të enjten në mëngjes se “Matias Varnig informoi bordin mbikëqyrës të “FC Shalke 04”-s të enjten e 24 shkurtit, se ai po jepte dorëheqjen nga mandati i anëarit të bordit mbikëqyrës me efekt të menjëhershëm. 66-vjeçari ishte anëtar i bordit që nga korriku 2019, si i dërguar nga sponsori kryesor “GAZPROM”.”
E përditshmja gjermane “Bild”, ka ndaluar publikimin e reklamës së “Gazprom”-it në fanellën e Shalkes në faqet e saj duke e zëvendësuar me kërkesën “Liri për Ukrainën”. Megjithatë, drejtuesit e Shalke 04-s kanë deklaruar se do ta shohin më me kujdes pjesën e sponsorit Gazprom. Ata mendojnë ta trajtojnë atë si një partner normal, sponsorizimi që nga viti 2007, dhe jo si një financues i shtetit rus, e aq më tepër që ka lidhje me luftën në Ukrainë.