Uka: Volejbolli, në nivelin më të ulët në 25 vjet, çfarë çalon sipas meje…

Share Button

shaban-uka-vangjel-koja-ardian-doci-lulzime-duka-ela-tase-alketa-doci

Gjergj Vyshka 16.12.2016 10:25

Mjeshtëri i merituar i Sportit: “Mbështetja e shtetit duhet të kishte vazhduar për këtë sport dhe jo të braktisej, sepse për të gjithë ne është sport elitar”. Nisur nga ndeshja e parë e Studentit në Challenge Cup me Zirat Bankasi Ankara, 0-3 në “Asllan Rusi”, por dhe i gjithë niveli i volejbollit shqiptar e kanë detyruar mjeshtrin Uka që të japë këtë intervistë për “Sport Ekspres”, të cilën AlbanianSport.com jua sjell këtu.

 

– Sipas jush, cili është niveli i volejbollit të meshkujve në Shqipëri sot?

– Për mua, është niveli më i ulët në këto 25 vjet demokraci. E, nëse do ta krahasojmë me kohën time, e them me keqardhje, por është shumë larg asaj që ne bënim.

 

– … në çfarë kuptimi?

– Treguesit fizikë dhe teknikë, kjo në shumicën e skuadrave të volejbollit shqiptar të meshkujve, janë shumë të ulët

 

– … më hapur dhe duke folur dhe me gjuhën e specialistit…

– Kërcyeshmëria ose prekja në lartësi është shumë e ulët në krahasim me nivelin ballkanik. Dhe, më tej, shumë më dobët ose keq krahasuar me nivelin e gjithë Evropës. Përgatitja teknike dhe individuale e lojtarëve tanë është shumë e dobët. Dhe këtu e kam fjalën në pritje e shërbimit ose ndryshe të topit të parë, në mënyrën e pasimit, tek lartësia e bllokut dhe më pas ajo që është dhe kyçi i zgjidhjes së ndeshjes, efikasiteti i sulmit.

 

– Me këto tregues që ju thoni në volejbollin shqiptar mungon niveli i përgatitjes teknike, apo nuk është elementi i domosdoshëm për ta bërë atë cilësor?

– Janë të dyja bashkë dhe nuk mund të ndahen.

 

– Në një konkluzion të përgjithshëm pse volejbolli shqiptar ka mbetur 25-26 vjet prapa nga Evropa dhe Ballkani?

– Ka disa shkaqe. Nëse Tirana, me 300 mijë banorë kishte 5 klube volejbolli, sot ka shumë më pak, në raport me numrin e banorëve që kanë ardhur në rritje. Sot në një milion banorë që ka Tirana janë 4 klube, por, mos harroni që, as Partizani e as Studenti, nuk kanë ekipe zinxhir. U prish e shkuara. Dhe, i vetmi klub që plotëson parametrin e domosdoshëm të ekipeve zinxhir, është Tirana. Nuk punohet me moshat, ose, më saktë, me ekipet zinxhir nga 8 deri në 16 vjeç. Këto struktura nuk ekzistojnë më dhe po nuk pati sasi nuk mund të ketë cilësi.

 

– Si mund të ishte ruajtur e shkuara dhe mbi bazën e saj të ishte krijuar vazhdimësia?

– Nuk duhet të ishte shkrirë shkolla e volejbollit e Dinamos dhe Partizanit, ndërsa kjo e fundit gjoja sot artificialisht doli në skenë. Të mos ishin shkrirë klasat sportive, të cilat, në vetvete, prodhuan shumë lojtarë. Dhe, për më tepër, mbështetja nga shteti duhet të kishte vazhduar dhe jo të braktisej ky sport, që për të gjithë ne ishte elitar.

 

– E ndërkohë kur mund të jemi dinjitoz në Evropë?

– Jemi shumë, shumë larg dhe është e vështirë të parashikohet.

 

– Nëse do të shpallej një aksion kombëtar për ngritjen e volejbollit ju si do të ishit përgjigjur?

– Nuk do të kisha kursyer asgjë që të isha pjesë aktive e këtij aksioni.

 

– Duket se ju qan zemra ende për volejbollin…

– Natyrisht! Prandaj nuk i ndahem. Vazhdoj të stërvis vajzat, ndaj dhe drejtori i klubit shumësportësh, Blendi Nallbani, më ka ofruar që të ngremë ekipet zinxhir të klubit shumësportësh “Studenti”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh