AlbanianSport.com 23/08/2018 14:55
ASNN – Ish-futbollisti i Mançester Junajtid dhe Realit të Madridit, Dejvid Bekham është përzgjedhur për Çmimin e Presidencial të UEFA -s për 2018-ën. Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin e ka vlerësuar lart ish-kapitenin e Anglisë, si “një ambasador mbarëbotëror për futbollin, duke promovuar lojën dhe të gjitha vlerat e saj anembanë planetit”. Kështu, Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin e ka vlerësuar lart ish-kapitenin e Anglisë, Dejvid Bekham, duke e cilësuar atë si një “ikonë të vërtetë futbolli të brezit të tij”.
Slloveni e ka përzgjedhur ish-futbollistin e Mançester Junajtid dhe Realit të Madridit për Çmimin e Presidencial të UEFA -s për 2018-ën. “Çmimi Presidencial vlerëson arritjet e jashtëzakonshme, nivelin profesional dhe cilësitë e veçanta personale, – theksoi kreu i organizmit që qeveris futbollin kontinental. – Unë kam zgjedhur Dejvid Bekhamin si fitues të çmimit të këtij vit, sepse ai ka qenë një ambasador mbarëbotëror për futbollin, duke promovuar lojën tonë dhe të gjitha vlerat e saj anembanë planetit.”
“Përveç kësaj, përpjekjet e tij të palodhura për qëllime humanitare, që kanë ndikuar në jetët e shumë fëmijëve nëpër botë, duhen çmuar gjithashtu dhe prandaj Bekhami është “ikonë e vërtetë futbolli të brezit të tij”, – shtoi ai. Bekhami, i cili do ta marrë Çmimin në Monako në fund të këtij muaji, ka luajtur 762 ndeshje për klubin dhe përfaqësueses së tij, duke shënuar 130 gola dhe duke ndihmuar në shënimin e shumë të tjerëve, përgjatë një karriere mbi 20-vjeçare.
“Është një nder për mua që të marr Çmimin Presidencial të UEFA-s,” – tha Bekhami, i cili ishte anglezi i parë që luajti mbi 100 ndeshje në Ligën e Kampioneve. “Gjatë karrierës sime kam dhënë gjithmonë 100% dhe jam munduar të mbroj vlerat e punës në skuadër dhe të lojës së ndershme dhe jam krenar që i bashkohem një liste emrash të nderuar që e kanë fituar më parë këtë Çmim”, – shtoi ai. Pasi luajti për afro një dhjetëvjeçar për Mançester Junajtid, ku fitoi 6 tituj të kampionit të Premier Ligës Angleze, ai u zhvendos për 4 vite tek Reali i Madridit në Spanjë.
Ndërsa më pas veshi edhe fanellën e Milanit në Itali dhe Los Anxheles Galaksisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përpara se ta mbyllte karrierën në 2013-tën tek Paris SG-ja. 43-vjeçari Bekham i përket një grupi të rrallë futbollistësh anglezë që kanë luajtur mbi 100 ndeshje me përfaqësuesen. Ai ka luajtur 115 ndeshje, duke shënuar 17 gola ndërsa ka qenë në 3 Botërorë dhe dy Evropianë.