UEFA veçon Shqipërinë si përfaqësuesen më të spikatur të Eliminatoreve

Share Button

UEFA-Faqja-Shqiperia

AlbanianSport.com 15.10.2015 12:25

ASNN – UEFA e ka cilësuar Shqipërinë si përfaqësuesen më të mirë të Eliminatoreve të Evropianit “Francë 2016. Në një artikull në faqen e saj zyrtare në Internet, në një listë të kulmeve të rrugëtimit drejt Evropianit të vitit të ardhshëm, organizmi që qeveris futbollin kontinental, e ka përzgjedhur Shqipërinë si skuadrën e Eliminatoreve. Arritja historike, për herë të parë në fazën finale të një Kampionati Evropian, ka bërë që Shqipëria të përzgjidhet si skuadra më e mirë e “Euro 2016”-tës nga organizmi që qeveris futbollin kontinental, UEFA.
Në një artikull në faqen e saj zyrtare në Internet, në një listë të kulmeve të rrugëtimit drejt Evropianit të vitit të ardhshëm, UEFA.com e ka përzgjedhur Shqipërinë si skuadrën e Eliminatoreve. Në përshkrimin e saj, UEFA theksonte se “në evenimentin e zgjeruar me 24 skuadra, ka disa ekipe debutuese si Uellsi, Irlanda e Veriut dhe Sllovakia”. “Por, nëse të gjitha këto skuadra kanë luajtur nëpër Botërorë dhe Islanda arriti deri në fazën e “play-off”-ti të “Brazil 2014”, për Shqipërinë kjo është një ecuri e paprecedentë, – shkruan UEFA.com.
Më tej, kjo faqe ka vijuar: “Shqipëria i nisi Eliminatoret në vazon e 5-të, por prapa Islandës dhe Irlandës së Veriut, e pozicionuar në vendin e 41-të në renditjen e UEFA-s, ndërsa pjesëmarrjet në fazën finale të një Evropiani ishin regjistruar nga Kombëtarja e Nën-18-vjeçarëve në vitin 1982 dhe nga përfaqësuesja e 16-vjeçarëve në vitin 1995. Por që nga fitorja në ndeshjen e parë në Portugali, kuqezinjtë nuk para e kthyen kokën më prapa, edhe pse kualifikimi i tyre u vonua disi dhe u vulos në fitoren 3-0 në Armeni në fundjavë.”
Përshkrimi i UEFA.com mbyllet me fjalët e trajnerit Xhovani De Biazi: “Kur thashë se Shqipëria mund t’ia dilte, ata qeshën me mua”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh