AlbanianSport.com 06.01.2017 11:05
ASNN – Organizmi që qeveris futbollin kontinental ka përzgjedhur 10 blerjet më të mira që klubet e mëdha evropiane kanë bërë gjatë merkatos së dimrit ndër vite. Midis tyre përfshihen emra të tillë futbollistësh si Marselo, Huanfran, Rakitiç, Luis Suarez, etj. Kështu, UEFA kryer një përzgjedhje të 10 blerjeve më të mira gjatë merkatove të dimrit ndër vite, të bëra nga klubet e mëdha evropiane dhe, në krye të listës qëndrojnë transferimet e lojtarëve që janë bërë në janar të 2011.
Ivan Rakitiç, futbollisti kroat kalon nga Shalke 04 te Sevija, kur ishte 22 vjeç, për vlerën e 3 milionë eurove. Më pas, në verën e 2014-ës nënshkruan me Barcelonën për 18 milionë euro. Huanfran iu bashkua Atletikos së Madridit nga Osasuna, për një shumë prej 4 milionë eurosh. Ai u bë menjëherë një lojtar i rëndësishëm për skuadrën e trajnerit Diego Simeone. Luis Suarez nënshkruan me Barcelonën, pasi klubi katalanas i paguan 80 milionë euro Liverpulit.
Sulmuesi uruguajan bëhet kështu një ndër tre sulmuesit më të paguar në histori pas Mesit dhe Nejmar. Nemanja Matiç, një përforcim luksi për Benfikën, duke i paguar Çelsit 5 milionë euro. Futbollisti serb rikthehet sërish në Angli, në janar 2014, por tashmë vlera e kartonit të tij është 25 milionë euro. Andrea Barzalji, nënshkruan për Juventusit në janar të vitit 2011, kur ishte 29 vjeç. Klubi torinez I paguan Volfsburgut vetëm 300,000 euro.
Në 2007-ën bie në sy kalimi i Marselos tek Reali i Madridit për 6,5 milionë euro. Braziliani e ka veshur fanellën e ekipit madrilen për më shumë se 10 vjet. Në 2006-ën Huntelari kalon nga Herenveni te Ajaksi, për 9 milionë euro. Po këtë vit, Nemanja Vidiç nënshkruan me Mançester Junajtid. Klubi anglez i paguan Spartakut të Moskës 10,5 milion euro për të marrë shërbimet e futbollistit serb.
Në 2004-ën, Dejan Stankoviçi nënshkruan për Interin, pasi zikaltërit i paguajnë Lacios 4 milionë euro. Ndërsa në 1996-ën, Jap Shtami nënshkruan me PSV Eind’hovenin për 1,5 milionë euro. Më pas kalon te Mançester Junajtid, Lacio, Milan dhe e mbyll karrierën te Ajaksi.