AlbanianSport.com 18.09.2015 14:25
ASNN – Futbolli kosovar ka hedhur sot një tjetër hap drejt njohjes dhe pranimit me të drejta të plota në arenën ndërkombëtare të sportit më popullor në botë. Sipas një njoftimi zyrtar të organizmit që qeveris futbollin kontinental, “paraqitja e kërkesës nga Federatës e Futbollit të Kosovës për anëtarësim në UEFA do të shqyrtohet në Kongresin e rregullt të saj dhe në vitin 2016 do të merret vendimi final rreth kësaj kërkese”. UEFA ka konfirmuar se kërkesa e Kosovës për anëtarësim me të drejta të plota është miratuar dhe vendimi final do të merret në Kongresin e rregullt të organizmit që qeveris futbollin kontinental.
Gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s të mbajtur në Maltë, është marrë vendimi që të shqyrtohet kërkesa e Kosovës për anëtarësim me të drejta të plota. “Paraqitja e kërkesës nga Federatës e Futbollit të Kosovës për anëtarësim në UEFA do të shqyrtohet në Kongresin e rregullt të UEFA-s dhe në vitin 2016 do të merret vendimi final rreth kësaj kërkese”, thuhet në njoftimin e UEFA-s. Kongresi i ardhshëm i UEFA-s do të mbahet më 23 mars 2016 në Budapest. Ky vendim përbën një hap përpara për futbollin kosovar drejt njohjes dhe pranimit me të drejta të plota në arenën ndërkombëtare të sportit më popullor në botë.
Aktualisht, Kosovës i lejohet zhvillimi i ndeshjeve ndërkombëtare me përfaqësueset e saj të futbollit, por vetëm në nivelin e takimeve miqësore dhe jo zyrtare dhe vendimi i Kongresit të UEFA-s vitin e ardhshëm mund t’i hapë dritën jeshile pjesëmarrjes së Kosovës në Eliminatoret e Botërorit të vitit 2018. Ajo që është e sigurt është se një pranim me të drejta të plota në UEFA do të nënkuptonte automatikisht edhe pranimin me të drejta të plota në organizmin që qeveris futbollin botëror, FIFA.