AlbanianSport.com 11.01.2017 15:25
ASNN – Partizani i Beogradit është përjashtuar nga pjesëmarrja në veprimtaritë evropiane në sezonin e parë që do të kualifikohet, brenda 3 sezoneve të ardhshme, për shkak të borxheve.
Organizmi që qeveris futbollin evropian ka njoftuar se klubi serb i ka thyer rregullat 3 herë në 5 vjetët e fundit dhe se klubi i kryeqytetit serb ka një borxh prej 2.5 milionë euro që nga shtatori i 2016-së.
Shumica e borxheve që klubi ka janë kundrejt autoriteteve serbe. Partizani është eliminuar sivjet nga Liga e Evropës që në turin e dytë eliminator, duke u mundur nga klubi Zaglebie i Polonisë.