UEFA, me “Shpatën e Demokleut” mbi kryet e Mançester Sitit

Share Button

AlbanianSport.com 04/01/2019 20:50

ASNN – “Loja” e përjashtimit vazhdon, “Qytetarët” pritet të mësojnë largimi nga Liga e Kampionëve. Veprimtaria më prestigjioze e klubeve të Evropës, Liga e Kampioneve ka gjasë që të mbetet pa njërin prej skuadrave më të forta të viteve të fundit, Mançester Sitin. “Qytetarët” anglezë kanë shkelur rregulloret mbi “Fair Play-in Financiar” (FFP) dhe do të ndëshkohen. Mbetet vetëm të zyrtarizohet vendimi, pasi UEFA këtë herë ka marrë një vendim drastik për klubin e njohur anglez.

Në fakt, shpresohej në gjetjen e një mirëkuptimi, nisur dhe nga tolerimi që organizmit që qeveris futbollin evropian ka pasur kundrejt Paris SG-së, skuadrës franceze që gjithashtu financohet nga paratë e sheikëve arabë. Ka qenë pikërisht ky tolerim që ka sjellë ekspozimin e UEFA-s ndaj agjencive të hetimit financiar, mbi shkeljen e standardit të kontrollit. Por një zyrtar i lartë i institucionit më të lartë të futbollit kontinental ka paralajmëruar ndëshkimin e Mançester Sitit të trajnerit Pep Guardiola.

Ishte pikërisht kreu i Komitetit të Kontrollit Financiar në UEFA-s, Iv Letermë, i cili është shprehur se Mançester Siti po hetohet në lidhje me shkeljen e rregullave të “Fair Play-it Financiar” dhe nëse kjo rezulton se është e vërtetë, atëherë skuadra kampione në fuqi e Premier Ligës do të përjashtohet nga veprimtaritë e futbollit evropian të klubeve. “Nëse pohimet konfirmohen, problemi do të jetë serioz, – u shpreh zyrtari i lartë i UEFA-s. – Ne mund të marrim sanksionin më të vështirë, që është përjashtimi nga Kupat e Evropës.”

Gjithçka i referohet shkeljes së pretenduar të rregullave “FFP” të vendosur nga UEFA dhe se klubi i Mançesterit duket se e ka shkelur.”

Është fare e qartë tashmë, për Mançester Sitin pritet vetëm të mësohet zyrtarisht penalizimi, sepse UEFA e ka ndarë mendjen për ta përjashtuar nga Liga e Kampionëve. E megjithatë, ka media prestigjioze sportive në Angli dhe në Evropë që thonë se e gjitha kjo ëstë një lojë dhe se Siti nuk do të përjashtohet, pasi në futbollin evropian ka dhe klube të tjera që e kanë shkelur këtë rregull në një formë apo tjetër.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh