AlbanianSport.com 09.06.2016 20:05
ASNN – UEFA ka vendosur të enjten që Kosova të jetë pjesë e grupit I gjatë Eliminatoreve për Botërorin e ardhshëm, “Rusi 2018”. Në këtë fushatë eliminatore, përfaqësuesja e Kosovës do të luajë në grup me Kroacinë, Islandën, Ukrainën, Turqinë dhe Finlandën.
Ndërkohë, Paneli Emergjent i UEFA-s po ashtu ka vendosur edhe që anëtari tjetër i pranuar rishtas në organizmin që qeveris futbollin botëror, Gjibraltari të jetë pjesë e Grupit H bashkë me Belgjikën, Bosnjë-Hercegovinën, Greqinë, Estoninë dhe Qipron.
Dy përfaqësueset e Kosovës dhe Gjibraltarit, u bënë pjesë e FIFA-s në Kongresin e mbajtur në maj. Kosova dhe Gjibraltari janë anëtarët e 210-të dhe 211-të organizmit më të lartë botëror të futbollit.