UEFA / Infantino: Apeli i UEFA-s, i pavarur, mbetet edhe Arbitrazhi Sportiv

Share Button

Platini-Duka-Prodani-Infantino

AlbanianSport.com 05.12.2014 13:50

ASNN – Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Xhani Infantino, i cili doli sot para mediave botërore në Nion të Zvicrës, ku u zhvillua një ditë më parë mbledhja e Komiteti Ekzekutiv të UEFA-s, ka folur edhe për Kosovën dhe Shqipërinë, sidomos rreth ndeshjes me Serbinë dhe vendimin e UEFA-s, që u pasua me një sërë reagimesh e protestash nga shqiptarët e revoltuar të cilët vendimin e kanë konsideruar si vendim politik dhe të njëanshëm.

Pyetjes a ishte i njëanshëm dhe politik vendimi i fundit i UEFA-s që favorizoi Serbinë, Xhani Infantino, iu përgjigj se vendimi në fjalë nuk ishte i UEFA-s, por i një komisioni të pavarur displinor. “Komisoni në fjalë ka përfaqësues të vendeve të ndryshme evropiane. Komisioni pasi ka dëgjuar për më shumë se 7 orë argumentimet e palëve në Komisionin e Apelit, UEFA është tërhequr për të marrë vendimin mbi kërkesat e paraqitura nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo serbe”, – ka deklaruar ai.

“Apeli la në fuqi vendimin për humbje 3-0 të Shqipërisë me Serbinë. Por nuk mund të thuhet se gjithçka ka mbarur në këtë drejtim, sepse Shqipëria ka ende një shans të mirë me ballafaqimin e Gjykatës së Arbitrazhit në Lozanë”, – shtoi Infantino. Pyetjes se sa Komisioni i Disiplinës e ka marrë parasysh dhunën në stadium, dhe pse UEFA nuk dënoi dhunën e policisë dhe huliganëve serbë ndaj futbollistëve shqiptarë në stadiumin e Beogradit me 14 tetor, ku u panë edhe sulme fizike dhe parrulla antishqiptare me plot elemente raciste, Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s iu përgjigj se “ajo çfarë u pa në Beograd, në stadiumin e Partizanit me 14 tetor nuk kishte të bënte me futbollin e as me sportin, dhe ato skena janë të papranueshme për UEFA-n.”

“Prandaj UEFA ka dënuar këto akte të dhunës nga ana e huliganëve dhe policisë serbe mbi futbollistët shqiptarë në Beograd”, – shtoi Infantino. Sa i përket reagimeve dhe akuzave të tifozëve shqiptarë gjatë protestave, Infantino tha se nuk është e natyrës sonë t’i komentojmë.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh