AlbanianSport.com 09.01.2016 20:55
ASNN – Trajneri i Borusias së Dortmundit, Tomas Tushel, e ka kritikuar ashpër Adnan Januzajn duke thënë se lojtari nuk ka shprehur dëshirën dhe karakterin e duhur për të pasur sukses te klubi gjerman.
20-vjeçari kosovar me pasaportë belge, i cili iu bashkua Dortmundit gjatë verës e ka parë huazimin e tij të shkurtuar në vetëm pak muaj, kjo për shkak të dëshirës së përbashkët për të ndërprerë këtë marrëveshje.
“Eshtë vërtet për të ardhur keq që ai nuk ka shprehur dëshirën dhe karakterin për të bërë progres në moshën e tij”, – ka thënë trajneri i gjigandes gjermane. – Ndjesia ime ishte se ai kurrë nuk ishte plotësisht pjesë e jona.
“Me pak fjalë, një pjesë e tij ishte ende te Mançester Junajtid dhe se ai krahasoi gjithçka me Unitedin, – vijoi trajneri i Borusias së Dortmundit. – Ne nuk kemi qenë në gjendje ta ndihmojmë ta heqë nga mendja Mançester Junajtid.”