AlbanianSport.com 29.05.2016 16:05
ASNN – Pas mbylljes së kampionatit të futbollit, në Stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës janë zhvilluar disa aktivitete nga shkollat e mesme të këtij rrethi. Shkolla e mesme “Sabah Sinani” Pukë, ajo e mesme e Qelezës dhe e mesmja e Gjegjanit, që të tria pjesë e Bashkisë Pukë, kanë konkurruar mes tyre.
Të tria kanë zhvilluar një veprimtari të përbashkët, në prag të mbylljes së vitit akademik 2015-2016, ku pati edhe shumë pjesëmarrës. Një veprimtari e tillë është zhvilluar edhe me iniciativën e shefit të klubit, Dritan Frroku, së bashku edhe me mësuesin e edukimit fizik të gjimnazit të Pukës, Rifat Asllani.
Ky i fundit është njëkohësisht edhe trajner i të rinjve të Tërbunit. Qëllimi ishte masivizimi i sporteve, por edhe zbulimi i elementëve të talentuar në trevën pukjane, ndërsa fitues të veprimtarisë ishin të rinjtë e shollës së Gjegjanit në futboll dhe ato të “Sabah Sinanit” në volejboll në Pukë.